Kulturë

Unë e dua Muhammedin shkruan në qilimin më të madh në botë

Qilimi më i madh në botë, ku shkruan ”Unë e dua Muhammedin” në 40-të gjuhë i është dhurua një organizatë bamirëse në qytetin Mash’had, në verilindje të Iranit.

Qilimi, i cili është përuruar me një ceremoni në Teheran, muajin e kaluar, gjithashtu përshkruan emrat e 14 imamëve. 

Qilimi i emëruar ”Behesht” (Xhennet), ishte projektuar dhe prodhuar brenda dy muajve nga ekspertët iranianë në Kompaninë Saraye Abrisham.  

Ky qilim ka një sipërfaqe prej 21 metra katrorë, përfshin dhjetë  ngjyra të ndryshme, janë përshkruar ajete të Kur’anit, dhe ilahi, poezi, në shenjë admirimin për Pejgamberin e Shenjtë të Islamit, Muhammedit (a.s.)

Në mes të qilimit, është shkruar një hadith i Muhammedit ( Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). ku shkruan:

Vërtet, jam dërguar (për njerëzit, si i dërguar i Allahut) për përsosjen e virtyteve të moralit.

Muhammad Mehdi Rouhani, një zyrtar i Kompanisë Saraye Abrisham, tha se qilimi është bërë me qëllim për të promovuar  mesazhin e Islamit, duke mbrojtur shenjtëritë Islame dhe rritjen e unitetit fetar.

Burimi: IQNA News