Kulturë

Përfundoj përkthimi i Kur’anit në gjuhën kurde

Organi më i lartë fetar  i Turqisë, Drejtoria e Çështjeve Fetare (Diyanet), ka përfunduar më në fund një përpjekje pesë-vjeçare për përkthimin e Kur'anit në gjuhën kurde.

Drejtori i Përgjithshëm i Dijanetit, Drejtoria e Çështjeve Fetare , për Publikime Fetare, Dr. Yüksel Salman tha se përpjekjet për të përkthyer Kur'anin në gjuhë të ndryshme është përshpejtuar në dekadën e fundit, me veprat e botuara në një total prej 26 gjuhëve, duke përfshirë  gjuhën gjermane, angleze, frëngjisht dhe rusisht, raportoi  gazeta e përditshme në gjuhën angleze Hurriyet Daily. 

Libri më i fundit është përkthimi i Kur’anit në gjuhën kurde, të cilin ne e kemi shtypur në 10.000 kopje, tha Dr. Yuksel Salman, duke theksuar se përkthimi është bërë nga ekspertët me një njohuri të thellë të gjuhës kurde dhe gjuhës arabe.

Ai shtoi se Diyaneti, Drejtoria e Çështjeve Fetare, për Publikime Fetare, ka publikuar 1.150 vepra që kur u themelua në vitin 1924, duke theksuar se larmia e botimeve të saj u rrit pas viteve 1990-ta.  

Duke theksuar ndjeshmërinë e tyre, duke i siguruar përkthimet e Kur'anit, Dr. Yuksel Salman tha se përkthimi në gjuhën kurde është analizuar së pari nga anëtarët dhe ekspertët nga Diyaneti, së bashku me profesorët nga fakultetet e teologjisë në universitetet turke, para se Kur’ani të botohet.

[Diyaneti] Drejtoria e Çështjeve Fetare është institucion universal dhe global që kërkon të përcjellë mesazhin e mëshirës së Islamit për mbarë njerëzimin, në të gjitha gjuhët e folura në botë,, ka thënë Dr. Yuksel Salman.

Ata, gjithashtu, do të publikojnë përkthime në 15 gjuhë të tjera,  duke përfshirë gjuhën angleze, frënge, rusisht, azere, kazake, daneze dhe në gjuhën shqip, dhe do t’i dërgojë shumë nga këto botime jashtë vendit.