Përfundoi përkthimi i Kur'anit në gjuhën armene
Përkthimi i Kur'anit Fisnik në gjuhën armene ka përfunduar në Turqi.
Drejtori i departamentit për publikime fetare në Presidencën e Çështjeve Fetare në Turqi (Dijaneti) tha se përkthimi i Kur’anit në gjuhën armene zgjati katë vjet, kështu njoftoi faqja al-Misriyun news website.
Juksel Salman shtoi se 4.000 kopjet e para të përkthyera të Kur’anit do të publikohen dhe të shpërndahet lirisht në mesin e atyre që janë të interesuar.
Ai shpreson se ky veprim do të ndihmojë armenët për të përfituar njohuri rreth parimeve dhe mësimet e Islame, në veçanti për çështje siç janë dhembshuria, respekti, dhe toleranca.
Gjuha armene është një gjuhë indo-evropiane që e flasin armenët. Kjo është gjuha zyrtare e Republikës së Armenisë.
Juksel Salman vuri në dukje se planet e Dijanetit janë që të publikojnë përkthimet e Kur'anit edhe në 15 gjuhë të tjera, duke përfshirë gjuhën angleze, daneze, frëngjisht, rusisht dhe shqip në të ardhmen e afërt.
Ai vazhdoi duke thënë se Dijaneti ka publikuar tashmë Librin e Shenjtë, Kur’anin, në gjuhën kurde dhe në gjuhën spanjolle.
Burimi: IQNA News