Amerike

Ish kryetari amerikan Xhimi Karter: Tetë muaj pas luftës, situata në Gaza e patolerueshme

Ish-kryetari amerikan, Xhimi Karter thotë se situata në Rripin e Gazës mbetet e patolerueshme tetë muaj pas luftës së Izraelit në territorin ngujuar.

Xhimi Karter është në një vizitë tri-ditore në el-Kuds (Jerusalem) dhe në territore të tjera të pushtuara palestineze.

Situata në Gaza është e patolerueshme. Tetë muaj pas një lufte shkatërruese, anjë shtëpi e shkatërruara nuk është rindërtuar dhe njerëzit nuk mund të jetojnë me respektin dhe dinjitetin që ata meritojnë, tha të shtunën Xhimi Karter. 

Izraeli e filloi luftën e tij në Rripin e Gazës në fillim të korrikut të vitit të kaluar, 2014. Ofensiva përfundoi më 26 gusht 2014 me një armëpushim që hyri në fuqi pas bisedimeve indirekte në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Një vajzë palestineze qëndron në buzë të një shtëpie të shkatërruar, ku familja e saj u kthye për të jetuar në lagjen Shejaiya të qytetin e Gazës, 30 mars, 2015. (AP Foto)

Afër 2.200 palestinezë, duke përfshirë 577 fëmijë, u vranë në nga sulmet 50-të ditore Izraelit.

Mbi 11.100 të tjerë - duke përfshirë 3.374 fëmijë, 2.088 femra dhe 410 të moshuar - u plagosën, gjithashtu.

Xhimi Karter, gjithashtu, e sulmoi kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, duke thënë, për aq kohë sa ai është në krye, nuk do të ketë zgjidhje me dy shtete dhe për këtë arsye nuk ka shtet palestinez.

Përveç kësaj, Xhimi Karter tha se Izraeli nuk beson tani dhe asnjëherë nuk ka besuar sinqerisht në një zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën.

Në fakt, Xhimi Karter udhëtoi me shokun e tij, ish-kryeministrin norvegjez, Gro Harlem Brundtland, madje ata as nuk kërkuan një takim me  BenjaminNetanyahun ose me ndonjë tjetër nga regjimi izraelit për shkak se kjo do të ishte një humbje kohe, sipas ish-kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhimi Karterit.

Ai dhe Gro Harlem Brundtland janë pjesë e një grupi të njohur si Të Vjetrit, që përfshin figura të tjera të shquara të botës që e përshkruajnë veten si udhëheqësit globale të pavarur që punojnë së bashku për paqen dhe të drejtat e njeriut.

Xhimi Karter është një kritik i madh i politikave të Izraelit ndaj popullit palestinez.

Në librin e tij: Palestina: Paqja Jo aparteidi i publikuar në nëntor të vitit 2006, Xhimi Karter e krahason pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli me sistemin e aparteidit të Afrikës së Jugut, ndërsa ai ishte nën sundimin e pakicës nga viti 1948 deri më 1994.

Burimi: Press TV