Kine

Kina me forcë urdhëron muslimanët ujgurë të shesin alkool

Një goditje e re ndaj të drejtave fetare të muslimanëve, ku  dyqanet muslimane dhe restorantet në një fshat në provincën kineze të Kinës veriperëndimore të Xinjiang-it kanë qenë të urdhëruara për të shitur cigare dhe alkool ose t’i mbyllin shitoret.

Ne kemi një fushatë  që ka për qëllim për të dobësuar fenë këtu dhe kjo është pjesë e kësaj fushate, tha të hënën, më maj 4 maj 2015, Adil Sulejmani, sekretari i komitetit të partisë në fshatin  Aktash.

Që nga viti 2012, njerëzit e kanë ndaluar shitjen e alkoolit dhe të cigareve nëpër bizneset e tyre. Edhe ata që kanë përfituar financiarisht janë dorëzuar sepse kanë frikë nga përbuzja publike. Kjo është arsyeja pse [urdhri është lëshuar].

Urdhërat e rinj, të nënshkruar nga Komiteti i Partisë në fshatin Aktash, thonë pjesërisht, të gjitha restorantet dhe supermarketet në fshatin tonë duhet të vendosin pesë llojet të ndryshme të alkoolit dhe të cigareve në dyqanet e tyre para datës [1 Maj, 2015]. 

Shitësit u urdhëruan, gjithashtu, të reklamojnë  alkoolin dhe cigaret. Autoritetet paralajmëruan se kushdo që e neglizhon këtë njoftim dhe nuk vepron sipas urdhërit, dyqanet e tyre do të mbyllen, biznesi i tyre do të ndalohet dhe veprimet ligjore do të zbatohen kundër tyre.

Njoftohet, gjithashtu, se urdhëri është dhënë nga rradhët e larta të pushtetit të Partisë Komuniste të Kinës. 

Adil Sulejmani tha se gjatë viteve të fundit, abstenimi nga alkooli dhe cigaret ishin bërë të zakonshme në Aktash dhe në pjesë të tjera të Laskuy-it, ku rreth 70-80 për qind të banorëve në mes moshës 16-të dhe 45-së vjeçare nuk pinin më alkool dhe as cigare.

Edhe pse nuk ka asnjë rregull zyrtar brenda komunitetit të muslimanëve ujghurë kundër shitjes së këtyre produkteve, duke i bërë kështu që t’i konsideronin pijet alkoolike dhe duhanin si tabu, për arsye fetare, shtoi ai.    

Edhe pse nuk përmendet drejtpërdrejtë ndalimi i pirjes së duhanit në Kur’an, shumë dijetarë mendojnë se duhani është i ndaluar (haram).

Dijetarët bazohen në një hadith nga Profeti Muhammed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) i cili ka thënë se muslimanët duhet të heqin dorë nga çdo gjë e dëmshme.

Kurse çështja me alkoolin është ndryshe, sepse për alkoolin feja  Islame merr një qëndrim të pakompromis , e ndalon këtë pije dehëse.

Feja Islame ju ndalon muslimanëve jo vetëm pirjen por edhe shitjen e alkoolit.

Sipas ligjit të përgjithshëm në Islam çdo pije dehëse konsiderohet haram apo e ndaluar, qoftë në sasi të vogël apo të madhe, qoftë alkool, birrë, drogë apo diçka tjetër.

Nisur nën pretekstin e luftës kundër ekstremizmit, fushata e re kundër veçorive Islame ka në shënjestër besimin Islam, besimin e muslimanëve ujgurë të Kinës.  

Ligji në rajonin me shumicë muslimane erdhi nga Pekini i cili e ka  intensifikuar fushatën e tij të ashtuquajtur kundër ekstremizmit fetar që fajëson për dhunën e kohëve të fundit.

Muslimanët ujgurë janë një minoritet turk-folës prej tetë milionë banorësh në rajonin veriperëndimor Xinjiang-it.

Xinjiang-i, aktivistët e të cilit e quajnë Turkestani Lindor, ka qenë autonom që nga viti 1955, por vazhdon të jetë objekt i goditjeve masive të sigurisë nga autoritetet kineze. 

Grupet e të drejtave akuzojnë autoritetet kineze për represion fetar kundër muslimanëve ujgur në Xinjiang në emër të kinse kundër terrorizmit.

Në fillim të vitit 2014, Xinjiang-e ndaloi ushtrimin e fesë në ndërtesa qeveritare, si dhe veshjen fetare apo logot që lidhen me ekstremizmin fetar. 

Në muajin gusht, qyteti verior i Karamaj-it në Xinjiang i ka ndaluar të rinjt me mjekra dhe femrat e mbuluara në autobusët publikë.

Policia ka bastisur edhe dyqanet me veshje të femrave në krahinë dhe ka konfiskuar të gjithë mallin. 

Burimi: OnIslam.net