Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian,Sejjid Ajetullah Hamenei shprehu: “Epokës së Luftës Guerilase Amerikane, i Erdhi Fundi! Sh.B.A.-ja Nuk Mund Të Bëjë Dot Asgjë!”

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei, duke iu drejtuar zyrtarëve më të lartë amerikanë, shprehu: “Nëse ushtria amerikane na sulmon, atëherë dhe ne do të kundërpërgjigjemi ushtarakisht”.Ai gjithashtu shprehu: “Në fillim ushtria amerikane sulmon, por pastaj humbet. Si rrjedhojë themi se, luftës guerilase amerikane i erdhi fundi, që nëmandatin e dytë të Xhorxh Uilliam Bushit”.

 

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei organizoi një mbledhje të madhe, në të cilën morën pjesë, ministri i arsimit iranian, zyrtarë të lartë tëministrisë së arsimit dhe një numër i madh profesorësh iranianë. Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei theksoi, rolin e pashoq që ka arsimi, veçanërisht rolin e rëndësishëm dhe me ndikim, që kanë profesorët nëarsimimin e një brezi të ri studentësh të pajisur me besim, dije, intelekt, vetëbesim, gjallëri dhe shpresë. Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei nënvizoi, domosdoshmërinë e zbatimit të një programi masiv arsimor, me pikësynime të larta dhetë rëndësishme të quajtur: “Ndryshimi Rrënjësor në Sistemin Arsimor”. Shkëlqësia e tij, shprehu se është tërësisht i mundur, zbatimi i këtij programi, i cili duhet të bëhetnë një mënyrë të përkryer dhe të vendosur. Udhëheqësi sovran citoi se zyrtarët e qeverisë, veçanërisht zyrtarët e lartë tëekonomisë, kanë një rol të veçantë, për sa i përket çështjes së arsimit. Sejjid Ajetullah Hamenei pohoii se, për sa i përket çështjes së ndikimit të profesorëve, sqaroi se vendi i tyre në shoqëri, qëndron më lart se ai i institucioneve të tjera. Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, shprehu se profesorët duhet ta dinë mirë, se çdo lloj shpenzimi dhe flijimi që do të bëjnë, për arsimimin e shoqërisë iraniane, do të jetë një investim mevlerë dhe shumë i rëndësishëm në të ardhmen.

 

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei, citoi: “Nuk jam mbështetës i negociatave të zhvilluara, nën hijen e trysnisë politike”.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei, duke iu drejtuar kërcënimeve të fundit të zyrtarëve më të lartë amerikanë në këtë epokë te re, të rinisjeve tënegociatave me zyrtarët më të lartë amerikanë,mbi programin bërthamor iranian, shprehu: “Nuk jam mbështetës i negociatave të zhvilluara, nën hijen e trysnisë politike. Zyrtarët më të lartë të politikës së jashtme amerikane dhe negociatorët duhet që të inspektojnë, në mënyrë të përpiktë, kapërcimin iranian të vizave të kuqe të përcaktuara”. Shkëlqësia e tij, në këtë epokë të re të rinisjeve të negociatave, mbi programin e energjisë bërthamore iraniane, mbrojti madhështinë dhe vlerësoidurimin e popullit iranian. Më pas udhëheqësi sovran citoi: “Nuk do të dorëzohemi përballë asnjë lloj trysnie, dhune, sulmi ose ofendimi”.

Udhëheqësi i Revolucionit Iranian, në hyrjen e fjalimit të të tij, përmendi me respekt kujtimin e rënies dëshmor, të një profesori të madh të respektuar si Dëshmor Ajetullah Murteza Mutahhariu. Shkëlqësia e tij nënvizoi se, shembulli i Dëshmor Ajetullah Murteza Mutahhariut, si një profesor i gjallë, i cili nuk dinte të lodhej kurrë, duhet të ndiqet nga të tërë profesorët e sistemit arsimor. Ky i fundit është i një rëndësie jetike, në krijimin e bazave të shtetit. Shkëlqësia e tij, theksoi rolin e pashoq që ka arsimi, veçanërisht rolin e rëndësishëm dhe me ndikim, që kanë profesorët në arsimimin e brezi të ri, të studentëve të pajisur me vlera të larta shpirtërore. Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, theksoi se profesorët duhet ta dinë mirë, se çdo lloj shpenzimi dhe flijimi që do të bëjnë për arsimimin e shoqërisë iraniane, do të jetë një investim me vlerë dhe shumë i rëndësishëm në të ardhmen. Sejjid Ajetullah Hamenei shprehu, rolin e pashoq që ka arsimi, veçanërisht rolin e rëndësishëm dhe me ndikim, që kanë profesorët në arsimimin e një brezi të ri studentësh të pajisur me besim, dije, disiplinë, intelekt, optimizëm, gjallëri, emocione, shpresë, vetëbesim, vullnet dhe me vlera të larta shpirtërore dhe virtyte morale.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei, sqaroi: “Profesioni i profesorëve, në një këndvështrim është dhe vazhdimi i detyrës së të dërguarve të Allahut (xh.sh.)”.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei, duke u mbështetur në profesionin e profesorëve citoi: “Profesioni i profesorëve,është krijimi i një shoqërie të lartë dhe të zgjedhur njerëzish. Kjo e fundit, zbatohet duke vazhduar detyrën dhe mesazhin e të dërguarve të Allahut (xh.xh.). Kjo dukuri ndodh, duke i mësuar studentëve se, si bëhet pastrimi  i shpirtit”. Shkëlqësia e tij shprehu se, synimi kryesor i profesorëve është të dinë mirëse, duhet të jenë të gatshëm që të bëjnë çdo lloj shpenzimi dhe flijimi, për studentët e tyre. Udhëheqësi sovran citoi se, zyrtarët e lartë tëqeverisë, veçanërisht zyrtarët e ekonomisë, ndonëse hasin në kufizime buxhetore,kanë një rol të veçantë për sa i përket çështjes së arsimit. Sejjid Ajetullah Hamenei theksoi se, për sa i përket çështjes së ndikimit të profesorëve në shoqëri, sqaroi se duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi arsimit dhe profesorëve, sepse vendi i tyre në shoqëri, qëndron më lart se ai i instutucioneve të tjera.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei, shprehu: “Ne do të reagojmë me ashpërsi, kundër qëndrimit mendjemadh amerikan”.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei, në pjesëne dytë të fjalimit të tij, rikujtoi qëndrimin e fundit mendjemadh amerikan kundër popullit iranian, në këtë epokë te re të rinisjeve tënegociatave me zyrtarët më lartë amerikanëmbi programin bërthamor iranian.

Shkëlqësia e tij, përmendi një të vërtetë mbi popullin iranian. Ai u shpreh se gjatë këtyre 35 viteve të fundit, armiqtë e panumërt të Republikës Islame Iraniane, me anën e kërcënimeve janë orvatur që të shkatërronin rendin dhe disiplinën e fortë, të kësaj të fundit. Sejjid Ajetullah Hamenei sqaroi se, populli iranianmbi 70 milionësh është një popull bujar, sypatrembur dhe i ndershëm, me një strukturë të fuqishme politike. Populli trim dhe heroik iranian, zotëron një histori me rrënjë të thella dhe një kulturë fisnike. Ky popull i ka detyruar dhunuesit e shumtë,që gjithmonë të tërhiqeshin me turp, ndërsa planet e tyre të dështonin.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei rikujtoi se, populli iranian gjithmonë ka luftuar për të mbrojtur identitetin e tij kombëtar dhe personalitetin e tij fetar. Madje edhe në këtë epokë, pra gjatë këtyre tetë vjetëve të fundit, populli trim dhe i fuqishëm iranian është duke luftuar, kundër të tërë popujve të botës, të cilët orvaten që ta gjunjëzojnëkëtë popull krenar, por planet e tyre dështuan dhe do të dështojnë.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei, shprehu: “Nëse sanksionet e ndryshme politike dhe ekonomike, të zbatuara deri më tani kundër popullit iranian, nga superfuqitë perëndimore, do të ishin zbatuar kundër një populli tjetër, ai popull do të zhdukej nga harta. Megjithatë Republika Islame Iraniane, qëndron tërësisht në këmbë dhe me ballin lart. Pohojmë se, këto sanksione nuk janë gjëra të vogla për t’u kapërcyer. Kjo e vërtetë, nuk shfaqetkurrë publikisht në arenën botërore, sepse masmediat perëndimore, vazhdimisht orvaten që ta fshehin. Ndonëse në kohërat e fundit, shumë popuj të shteteve të ndryshme dhe shumë zyrtarë të lartë politikë,po e mësojnë dhe pranojnëkëtë të vërtetë edhe pse nuk flasin hapur”.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei, në pjesën e tretë të fjalimit të tij, iu drejtuar zyrtarëve më të lartë të politikës së jashtme dhe elitës iraniane tha: “Duhet ta dini mirë se, nëse nuk do të jeni në gjendje, që të ruani identitetin dhe personalitetin tuaj si iranianë kundër të huajve, do të pësoni grusht shteti. Si rrjedhojë duhet ta dini shumë mirë identitetin, personalitetin dhe vlerën e popullit tuaj”.

Shkëlqësia e tij, duke iu drejtuar kërcënimeve të fundit ushtarake, të dy zyrtarëve të lartë amerikanë,në këtë epokë te re, të rinisjeve të negociatave me zyrtarët mëtë lartë amerikanë, mbi programin bërthamor iranian, shprehu: “Nuk jam mbështetës i negociatave të zhvilluara nën hijen e trysnisë politike. Nuk mund të duroj orvatjet e superfuqive perëndimore, të cilët synojnë që ta lënë popullin iranian nën hijen e këtyre kërcënimeve”.

Udhëheqësi sovran, duke iu drejtuar zyrtarëve të lartë amerikanë, sqaroi: “Nëse ushtria amerikane na sulmon, atëherë dhe ne do të kundërpërgjigjemi ushtarakisht”. Ai gjithashtu citoi: “Në fillim ushtria amerikane sulmon, por pastaj humbet. Si rrjedhojë themi se, epokës luftës guerilase amerikane i erdhi fundi, që në mandatin e dytë të Xhorxh Uilliam Bushit. Populli iranian nuk do të qëndrojë duarlidhur, kundër këtij sulmi, por do të kundërpërgjigjet”.

 

Sejjid Ajetullah Hamenei nënvizoi se, zyrtarët e lartë të politikës së jashtme dhe veçanërisht komisioni i negociatorëve duhet që të inspektojnë, në mënyrë të përpiktë dhe t’i kushtojë rëndësi çështjes së moskapërcimit iranian të vizave të kuqe të përcaktuara. Ai pohoi se, është i papranuar fakti se pala iraniane të ndihet e kërcënuar në mjedisin, ku do të zhvillohen këto negociata.

 

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei, në pjesën e tretë të fjalimit të tij, duke iu drejtuar Sh.B.A.-së theksoi: “Ndonëse pala amerikanenuk është e interesuar, aq sa ne nëzvhillimin e këtyre negociatave, gjithsesi mbetet e interesuar. Ne synojmë përfundimin e negociatave dhe heqjen e sanksioneve sa më shpejt, por me heqjen e sanksioneve, nuk duhet të nënkuptohet edhe heqja e pushtetit nga duart tona”. Më pas shkëlqësia e tij vazhdoi duke thënë: “Tanimë çdo iranian,e ka kuptuar mirë se zgjidhja e problemeve ekonomike iraniane, nuk ka të bëjë me sanksionet e zbatuara kundër nesh. Ne të tërë, duhet ta kuptojmë seme ose pa zbatimin e sanksioneve kundër nesh, ne duhet të jemi në gjendje që t’i zgjidhim vetë problemet tona ekonomike me masat, vullnetin dhe aftësitë tona”.

 

Më pas udhëheqësi sovran sqaroi: “Është më se e vërtetë se, po të mos ishte zbatimi i sanksioneve ekonomike kundër nesh, problemet tona ekonomike do të zgjidheshin më lehtë, por është gjithashtu e mundur se ne, duhet të jemi në gjendje që t’i zgjidhim vetë, problemet tona ekonomike dhe me vazhdimin e sanksioneve ekonomike të zvbatuara kundër nesh”. Më pas Sejjid Ajetullah Hamenei citoi: “Zyrtarët më të lartë amerikanë aludojnë se, kur ishim duke zhvilluar negociata me palën iraniane, në fillim na paskan detyruar qëtë uleshim në negociata me ta, pastaj na paskan bërë që të pranuakemi me dhunë, disa çështje. Pohoj me bindjen e plotë se, një aludim i tillëështëtërësisht i rremë dhe i paqenë”.

 

Udhëheqësi i Revolucionit Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei nënvizoi: “Nuk do të dorëzohemi përballë asnjë lloj trysnie, dhune, sulmi ose ofendimi”. Ai shprehu se, është i papranuar fakti se pala iraniane të ndihet e kërcënuar në mjedisin, ku do të zhvillohen negociatat. Më pas shkëlqësia e tij, vazhdoi duke sqaruar se, zyrtarët e lartë të politikës së jashtme dhe veçanërisht komisioni i negociatorëve duhet që të inspektojnë, në mënyrë të përpiktë dhe t’i kushtojnë rëndësi çështjes, së moskapërcimit iranian të vizave të kuqe të përcaktuara.

 

Udhëheqësi i Revolucionit Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei citoi: “Qeveria amerikane e ditëve të sotme, është qeverisja më e poshtër e tërë rruzullit tokësor!” Shkëlqësia e tij, rikujtoi faktin se qeveria amerikane e ditëve të sotme, është qeveria më e poshtër e tërë rruzullit tokësor. Ai gjithashtu sqaroi se, qeveria amerikane është duke mbështetur ushtarakisht dhe politikisht dinastinë saudite, në sulmet e kësaj të fundit duke kryer krime kundër njerëzimit, kundër popullit jemenas.

 

Qeveria e dinastisë saudite, pa patur asnjë arsyetim logjik dhe vetëm duke u mbështetur në aludimin se, përse populli jemenas nuk pranon për president këtë ose atë njeri, është tepër e zënë duke kryer krime kundër njerëzimit, kundër popullit jemenas duke vrarë njerëz tëpafajshëm si gra dhe fëmijë. Ndërsa qeveria amerikane, është duke e mbështeturushtarakisht dhe politikisht, këtë krim kundër njerëzimit.

 

Udhëheqësi i Revolucionit Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei pohoi: “Qeveria amerikane nuk ka asnjë lloj autoriteti dhe ndikimimbi popujt e rajonit të Lindjes së Mesme. Qeveria amerikane pa u turpëruar aspak, është duke ndihmuar dinastinë e sauditëve, për të kryer krime kundër njerëzimit, kundër popullit jemenas, duke i siguruar armatime dhe mjete ushtarake. Por nga ana tjetër e njëjta qeveri e poshtër, ndalon popullin mik iranian që t’i dërgojë popullit vëlla jemenas, ndihma të tilla si barna mjekësore dhe ushqime.

 

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei, në pjesën e katërt të fjalimit të tij, shprehu: “Populli trim, luftarak dhe revolucionar nuk ka nevojë për armë, sepse të tëra depot e armëve dhe garnizonet ushtarake jemenase janë në duart e tij. Megjithatë populli jemenas, ka nevojë për ndihma të tilla si barna mjekësore, ushqime dhe lëndë djegëse, të cilat qeveria amerikane i ka ndaluar. Kjo e fundit ka ndaluar edhehyrjen në Jemen, të punëtorëve të shoqatës bamirëse si Hëna e Kuqe!

 

Sejjid Hamenei në pjesën e fundit të fjalimit të tij pohoi se, udha e zgjedhur nga populli iranian është një udhë e fuqishme, e mbështetur në themele të forta. Ai shprehu se kjo udhë, do ta dërgojëpopullin iranian drejt një përfundimi të mirë. Shkëlqësia e tij, vazhdoi duke thënë se Allahu (s.u.t.) me dhuntinë dhe fuqinë e Tij të pakufizuar do t’i verbërojë armiqtë e popullit iranian dhe muslimanëve. Ai përfundoi duke thënë se, askush nuk do të arrijë t’i zbatojë qëllimet dhe planete tij dashakeqe, të shpifura dhe të ndyra kundër popullit bujar, trim, fisnik dhe krenar iranian!

Burimi: İntizar.web.tr