Ekonomi

Ekonomia Islame Pa Kamatë Dhe Me Zekat, Është Shndërruar Në Një Ekonomi Kapitaliste

Aynur Erdoğan / Buletini i Botës

Sot intervistuam Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu,anëtar i katedrës së Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Marmarasë, mbi zhvillimin historik, institucionet dhe mundësitë teoriketë ekonomisë islame.

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu theksoi se, ekonomia islame mund të vishet, me një këndvështrim dhe një stil të ri jetese, i cili zotëron një trashëgimi të pasur insitucinoale dhe teorike. Ai nënvizoi se, ekonomia kapitaliste, e cila nuk mbështetet në parimet dhe vlerat islame, e varfëron më tej të varfërin, ndërkohë që e pasuron më tej të pasurin. Sipas Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu ekonomia kapitaliste,është një mënyrë e gabuar shpërndarjeje e të mirave materiale, e cila edhe vetë ka rënë në rrezik.

 

Sot po botojmë përsëri, reportazhin e botuar fillimisht në vitin 2008,sepse është i një rëndësie jetike, të Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu, anëtar i katedrës së Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Marmarasë, mbi zhvillimin historik, institucionet dhe mundësitë teorike të ekonomisë islame.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Çfarë nënkuptoni me termin ekonomi islame? Cilat janë parimet bazë dhe institucionet e ekonomisë islame, qënga krijimi i saj deri në ditët e sotme?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Themi se ekonomia islame, është aq e vjetër sa vetë ekonomia. Në fund të shekullit të XVIII perëndimorët, krijuan shkencën e ekonomisë kapitaliste. Pas kësaj epoke, u krijua edhe shkenca e ekonomisë islame. Brumosja dhe krijimi i ekonomisë islame, ndodhi afërsisht një shekull më vonë, pra në fillim të viteve 1900. Në fillim të viteve 1800 u krijua ekonomia moderne kapitaliste dhe shkenca e ekonomisë, u zhvillua duke u mbështetur mbinevojat e duhura të kapitalizmit modern. Afërsisht një shekull e gjysmë më vonë edhe në botën islame, nisën punimet mbi ekonominë islame”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Pra, me këtë ju nënkuptoni teorinë e ekonomisë islame, apo jo?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Jo, kjo teori ndodhi në epokën e “Ligjshmërisë së Dytë!” Ashtu siç e dini, në atë epokë ekzistonte parimi: “Çdo gjë që bëjnë perëndimorët, mund ta bëjmë edhe ne muslimanët”. Duke u mbështetur në këtë parim, se çdo gjë të mirë që bëjnë perëndimorët, mund ta bëjmë edhe ne muslimanët, filluan punimet e ekonomisë islame. Në këtë epokë u shkruan libra dhe artikuj, të cilat mund të tingëllojnë bukur si: “socializmi islam” dhe “kapitalizmi islam”. Si rrjedhojë nisën orvatjet dhe punimet për të vërtetuar se, sistemi i ekonomisë islame është mëi drejtë.

 

Madje duke filluar që, nga epoka e “Reformave të Mëdha”, nisën të bëheshin komente islame mbi ekonominë kapitaliste. Pohojmë se, mendimi kryesor që sundonte në këtë periudhë ishte se, ekonomia kapitaliste nuk ishte në kundërshtim me rimëkëmbjen ose zhvillimin e ekonomisë islame. Këtu mund të përmendim vjershën me titull: “Terkib-i Bend” (Etaloni i Zhvillimit) e Zija Pashait.

 

“Në çdo shtet ishte, i kulluari, etalon i zhvillimit, Islami.

Ndërsa kjo rrymë e re, nuk ishte më parë, por doli tani”.

 

Në atë epokë, ishte përphapur mendimi i përgjithshëm se,ne si popuj muslimanë ishim të prapambetur ose e thënë më saktë që,e njihnim ose e zbatonim shumë pak kapitalizmin, prandaj ishte e domosdoshme që të përvetësohej teknika dhe jo morali, qytetërimi dhe jo kultura e perëndimorëve”.

 

 

PAS VEPRAVE TONA TË PARA TË EKONOMISË, TË SHKRUARA NGA AUTORË VENDAS, QËNDRONTE NXITJA E ISLAMIZIMIT TË SHOQËRISË

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Në të vërtetë, të dhënat mbi shkencën e kapitalizmit modern, ishin të reja për botën islame. Duke u nisur nga ky fakt, themi se pas veprave tona të para të ekonomisë, të shkruara nga autorë vendas, qëndronte nxitja e islamizimit të shoqërisë. Për shembull, në veprën e tij Ahmet Mit’hat Efendiu, sqaronte se përkthimi identitik i një libri të ekonomisë, do të na çonte drejt gabimeve të mëdha. Për këtë arsye ai nënvizonte se, ne duhet të përpilonim dhe të hartonim libra mesatarëtë duhur, të cilat do të ndihmonin në ngritjen e gjendjes sonë. Por librat e sotëm të ekonomisë në turqisht, nuk e ndiejnë më të nevojshme shkrimin e librave të tillë.

 

Fillesat e para të shkrimeve të veprave të ekonomisë, në botën islame ndodhën në Turqinë Osmane. Këtëfakt e themi me siguri të plotë, sepse fillesat e para të shkrimeve tëveprave të ekonomisë, ndodhën në epokën e “Ligjshmërisë së Dytë”.Në këtë epokë, gjejmë shumë shkrime mbi ekonominë islame, të botuara në gazetat, revistat dhe artikujt e kësaj periudhe. Ishte pikërisht ky shkak që nxiti, muslimanët turq të kësaj periudhe, që tregtinë e tyre ta zhvillonin dhe më tej, deri në krijimin e mendimit të ekonomisë kombëtare.

 

Tanimë në revistat islame, të epokës së e “Ligjshmërisë së Dytë” mund të hasnim në shkrime mbi tregtinë dhe artin. Nisën të komentohen sërish, termat e ndryshëm të ekonomisë, si “fitimi” dhe “kamata”. Në këtë mënyrë rrëzohej aludimi “islam” se, ky i fundit nuk i kushtonte rëndësinë e duhur jetës materiale, të kësaj bote. Filloi të përhapej mendimi se, Islaminxiste muslimanët që të merreshin me tregti.

 

Madje edhe më pas, në epokën e Republikës së Turqisë, nën parrullat “duhet të përdorim prodhime vendase”   nisën fushatat, të cilat mbështesnin ekonominë islame. Të tëra këto orvatje, u bënë duke ia kushtuar Islamit. Çështja arriti deri në atë shkallë sa, u shkruan shumë gazeta, revistadhe artikuj duke pohuar se në thelbin e këtyre orvatjeve qëndronte Islami.

 

Por shfaqja e vërtetë e termit ekonomia islame, doli në shesh pas vitit 1945. Shkaku se ndodhi pikërisht në atë vit, ishin lëvizjet dhe orvatjet e popujve indiano-pakistanezëpër pavarësi, në nënkontinentin indian. Pas shpalljes së pavarësisë së Indisë më 15 gusht 1947 nga ish Perandoria Britanike, muslimanët pakistanezë të Indisë, po krijonin një sistem të ri të ekonomisë islame dhe për këtë arsye,po mendonin udhë të ndryshme përfitimi nga Islami. Në këto rrethana doli në shesh ekonomia islame. Një numër i madh i dijetarëve muslimanë pakistanezë, me në krye dijetar Meududin nisë të botonin libra, artikuj dhe shkrime mbi ekonominë islame në anglisht. Kur përmendëm më lart Indinë, e përmendëm atë bashkë me Pakistanin, sepse deri në shpalljen e pavarësisë së Pakistanit më 14 gusht 1947nga ish Perandoria Britanike, indianët dhe pakistanezët jetonin bashkë. Fillimisht dijetari musliman pakistanez Meududiu ishte kundër shpalljes së pavarësisë së Pakistanit. Ai ishte i mendimit se, nuk ishte e nevojshme ndarja e Pakistanit nga India, pra pakistanezët dhe indianët mund të vazhdonin të jetonin përsëri bashkë, në një konfederatë. Por në shtetin e ri pakistanez, muslimanët duhet të përfitonin nga Islami, për këtë arsye doli në shesh ekonomia islame.

 

Pas këtyre ngjarjeve të rëndësishme, nga gjiri i nënkontinentit indian, dolën shumë dijetarë muslimanë. Një pjesë e mirë e këtyre dijetarëve, pas shpalljeve të pavarësisë së Indisë dhe Pakistanit, u përhapën në tërë botën. Disa nga këta dijetarë, me në krye dijetarin musliman, Muhammed Hamidullahun erdhën edhe në Turqi. Punimet dhe veprat e tij në fushën e ekonomisë islame, janë gjithëpërfshirëse dhe të thella. Ndoshta Muhammed Hamidullahu është dijetari më i madh, nga të tërë dijetarët muslimanë, të nënkontinentit indian. Por teke fundit edhe ai ishte një jurist dhe historian dhe nuk ishte një ekonomist. Pas këtij brezi të dijetarëve muslimanë, doli një brez tjetër ekonomistësh muslimanë indianë dhe pakistanezë, me në krye Muhammed Nexhatullah Siddikun, të cilët jetojnë edhe në ditët e sotme. Ekonomisti i njohur musliman, Muhammed Nexhatullah Siddiku, që nga viti 1950 dhe deri në ditët e sotme ende shkruan artikuj mbi ekonominë islame. Nga kjo plejadë gjithashtu përmendim edhe ekonomistin tjetër musliman indiano-pakistanez Abdulmennan. Por këta ekonomistë muslimanë indiano-pakistanezë, në dallim nga ekonomisti i njohur musliman Muhammed Nexhatullah Siddiku, i cili ka prirje edhe për jurisprudencën dhe historinë islame, këta ekonomistë kishin qasje më moderne,mbi shkencën e ekonomisë kapitaliste ndaj Islamit. Si rrjedhojë, arrijmë në përfundimin se, në bazat e shkencës së ekonomisë islame të ditëve të sotmë, qëndrojnë veprat e dijetarëve dhe ekonomistëve indiano-pakistanezë.

 

Për sa u përket shteteve arabe, nismat për rimëkëmbjen e ekonominë islame, u ndërmorën nga Lëvizja e Vëllezërve Muslimanë, me në krye dijetarin dëshmor musliman egjiptian Hasan Benna. Për shembull dijetari musliman egjiptian Sejjid Kutubiu, shkroi shkrime të ndryshme në këtë fushë. Nismat për rimëkëmbjen e ekonomisë islame, të ndërmarra nga Lëvizja e Vëllezërve Muslimanë, ndodhën nga aksionet dhe reaksionet këtyre të fundit, me presidentin egjiptian, diktator të asaj kohe Xhemal Abdunnasr. Fillimisht nismat për rimëkëmbjen e ekonomisë islame, të ndërmarra nga Lëvizja e Vëllezërve Muslimanë, ndodhën nga aksionet e presidentit egjiptian, diktator të asaj kohe Xhemal Abdunnasr, por më pas ata flijuan edhe jetët e tyre nga, përplasjet e shumta me regjimin diktatorial, të Xhemal Abdunnasrit. Në shkrimet e tyre, vërehet rëndësia e kushtuar ummetit islam pra, bashkësisë muslimane. Ndërsa nëveprat e dijetarëve dhe ekonomistëve indiano-pakistanezë, vërehet rëndësia mbi shkencën e ekonomisë kapitaliste.

 

Megjithatë ekonomistët muslimanë të ditëve të sotme, kanë përvetësuar shumë qasje ekonomike nga sistemi perëndimor kapitalist”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Profesor i nderuar, deri më tani na sqaruat zhvillimin teorik të ekonomisë islame. Por, cilat janë parimet bazë dhe institucionet e ekonomisë islame, që janë zbatuar që, nga krijimi isaj deri në ditët e sotme?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Në fakt këtu qëndron thelbi i problemit, sepse termi ekonomi islame është vetëm një term relativ. Nëse perëndimorët kanë shkencën e ekonomisë kapitaliste, kjo do të thotë se edhe ne kemi shkencën tonëtë ekonomisë islame. Por ky zhargon i rëndë, është vetëm një qasje. Në të vërtetë, nëse shohim në historinë islame, gjejmë disa parime dhe institucione të ekonomisë islame, të zbatuara. Ndonëse këta shembuj janë të paktë, këta parime dhe institucione, mund t’i cilësojmë si pjesë përbërëse të ekonomisë islame. Themi se mbi këtë fushë, gjenden të dhëna të mjaftueshme. Për shembull, shtrohet pyetja: “Si do ta shpjegojmë sistemin e ndarjes së tokave, në fillesat e ish Perandorisë Osmane?” Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, do të duhet patjetër që të shfletojmë çështjet e ekonomisë islame. Duke u nisur nga ky fakt, pohojmë se sistemi i ndarjes së tokave sipas ekonomisë islame, është shumë i rëndësishëm. Këtu duhet të citojmë se, përpara syve kemi një përmbledhje të shkëlqyer të dokumentëve, që nga epokat e emeuive, abbasive, selçukëve dhe osmanëve. Nëse këtyre dokumentëvedo t’i shtojmë edhe institucionin e “diuanit” (regjistrat e këshillit të sulltanit) me të vërtetë, do të zotërojmë të dhëna në përmbledhje të shkëlqyera”.

 

GJATË TËRË HISTORISË ISLAME, PASURITË DHE PRONAT JANË SHPËRNDARË

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Kjo do të thotë se ne, që nga fillesat e Islamit, kemi mundësinë që t’i ndjekim parimet bazë dhe institucionet në fushën e ekonomisë islame, të krijuara nga sistemet politike muslimane? Po nëse, ndjekim një parim bazë të ekonomisë islame, a mund të hasim në vazhdimin e këtyre parimeve bazë, gjatë tërë historisë islame?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Këtu duhet të theksojmë, parimin islam të shpërndarjes së pasurisë dhe pronave. Me të vërtetë gjatë tërë historisë islame, pasuritë dhe pronat janë shpërndarë, kështu që sollën krijimin e shtresës së mesme. Përshembull kështu ka ndodhur tek ahitë (vëllezërit). Në një mënyrë, kështu është formuar edhe organizata e tregtarëve. Një tjetër shembull është, sistemi i shpërndarjes së pronave dhe sistemi i shpërndarjes së fermave. Të tërë këto shembuj, sollënkrijimin dhe kujdesin e ruajtjes, së shtresës së mesme”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Pra, shpërndarja e pasurive dhe pronave, në një mënyrë parandalon monopolizimin, apo jo?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Pikërisht, pra ky sistem mundëson, që të mos ketë as shumë njerëz të pasur dhe as shumë njerëz të varfër. Thelbi i çështjes këtu, është krijimi i shtresës së mesme. Duke u nisur nga ky fakt, pohojmë segjatë tërë historisë islame,pasuritë dhe pronat janë shpërndarë. Të tërë këto shembuj, sollën krijimin e shpërndarjes së fermave dhe krijimin e organizatës së tregtarëve. Shtresa e mesme në një shoqëri është shumë e rëndësishme, sepse ajo përbën shtyllën kurrizore të shoqërisë dhe ekonomisë së saj. Për këtë arsye në shoqëritë muslimane, nuk kanë ekzistuar as shoqëritë borgjeze, as shoqëritë aristokrate dhe as zbatimi i rendit skllavopronar. Në këto shoqëri, nuk ka ekzistuar as klasa punëtore. Gjatë historisë islame, në shoqëritë muslimane, nuk ka patur asnjëherë përplasje mes shoqërisë borgjeze dhe klasës punëtore. Gjithashtu në shoqëritë muslimane, nuk ka patur ndonjëherë përplasje mes rendit skllavopronar bujkrob dhe klasës punëtore. Normalisht ashtu siç normalisht ndodh, në çdo shoqëri njerëzore të përzier, gjendet klasa udhëheqëse dhe klasa e udhëhequr. Ndërsa në shoqëritë perëndimore, nuk haset shtresa e mesme e lartpërmendur”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Gjatë tërë historisë islame, janë ngritur shumëinstitucione të mbështetura në parimet bazë islame. A nuk mund të përftohet nga këto insitucione, një teori ose një sistem ekonomie islame? E shtrova këtë pyetje sepse ju thatë se, në të vërtetë ekonomia islame doli në shesh pas vieteve 1950”.

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Pikë së pari, unë thashë se ekonomia islame, doli në shesh si një reagim kundër sistemit të ekonomisë moderne kapitaliste. Në të vërtetë, nga të tërë institucionet e historisë islame, ne zotërojmë të dhëna në përmbledhje të shkëlqyera. Të tëra këto të dhëna, mund të sistemohen dhe janë duke u sistemuar. Pikë së dyti, ne zotërojmë përmbledhje të shkëlqyera edhe në fushën e mendimit islam.Ashtu siç e dini edhe ju, këtu po përmend faktin se, 7 ose 8 vite pas epokës së Karlit të Madh, kontinenti europian hyri në epokën skllavopronare. Kontinenti europian nuk doli, nga “Periudha e Mesjetës së Errët” deri në shekullin e XXIII, pra afërsisht 5 shekuj. Europianët periudhën e mesjetës së errët, e quajnë “The Great Gap” (Hapësira e Madhe). Ndërsa në shoqëritë muslimane dhe në botën islame, ndodhi tërësisht e kundërta. Në shoqëritë islame, shkenca e ekonomisë u zhvillua deri në atë shkallë, sa mund të pohojmë se shkenca e ekonomisë, kishte dhe një fushë të përcaktuar studimi. Në epokën e abbasive,krahas shumë veprave që u përkthyen nga greqishtja në arabisht, gjenden edhe shumë vepra origjinale. Megjithatë veprave që u përkthyen nga greqishtja në arabisht, iu dha një ngjyrim islam. Në këtë fushë, zotërojmë përmbledhje kaq të shkëlqyera dhe të mëdha aq sa hasim vështirësi nësistemimin dhe klasifikimin e tyre. Në duart tona gjenden shumë vepra, duke u nisur që nga historia e çmimeve, deri në historinë e ndarjes së tokave.

 

Si rrjedhojë themi se, një mënyrë e duhur, për të arritur në analizat dhe parimet ekonomike universale, duhet t’iu referohemi veprave të dijetarëve muslimanë. Këto vepra janë shumë të rëndësishme për ne, sepse janë burime të frytshme në fushat e “ekonomisë islame”, “historisë së mendimit të ekonomisë islame” dhe “teorisë islame”.

 

NE NUK MUND TË HIDHËROHEMI PËR FAKTIN SE, NDODHITË QË NXORRËN NË SHESH KAPITALIZMIN, NUK NDODHËN NË SHOQËRITË ISLAME

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Profesor i nderuar, a mund të na thoni ju lutem se, cilat janë parimet bazë dhe të domosdoshme të ekonomisë islame? Për shembull, cilat janë zbatimet e para  që janë zbatuar, që nga “Shekulli i Lumturisë” (Shekulli në të cilin erdhi Islami)?”

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Më përpara, ka ndodhur madhërimi i punës, duke thënë se puna është vlera më e madhe. Kjo dukurimund të vërehet shumë qartë. Muhammedi (s.a.u.s.) na urdhëron qëtë ushqehemi vetë, pra të punojmë. Fusha më fitimprurëse për njeriun,është ajo e punës së tij. Duke u nisur nga ky fakt, pohojmë se kapitali nuk ka vlerë. Ndonëse kapitali mund të cilësohet edhe si punë e mbledhur, por në fakt puna është ajo që ka vlerë. Edhe në sferën shoqërore, koncepti i të drejtës së njeriut,është shumë i rëndësishëm. Pra,koncepti i mospërvetësimit të drejtës së njerëzve, është shumë i rëndësishëm. Duke u mbështetur nëzbatimet e Muhammedit (s.a.u.s.) themi se në thelbin e tyre, qëndron mospërvetësimi i të drejtës së njeriut. Për shembull në çështjen e çmimeve, nuk duhet të përvetësohet e drejta e tjetrit, sepse ekziston një qasje e tillë. Në shkencën e ekonomisë islame, mospërvetësimi i të drejtës së njerëzve,është shumë i rëndësishëm. Por në ekonominë kapitaliste, ka ndodhur tërësisht e kundërta. Kjo e fundit,është zhvilluar duke përvetësuar të drejtat e njerëzve dhe duke përhapur imoralitetin. Shkalla më e larta e imoralitetit, është vrasja e njeriut. Si rrjedhojë pohojmë se, ekonomia kapitaliste është zhvilluar duke vrarë dhe duke robëruar njerëz. Besoj se edhe ju e dini, thënien e njohur të Sombarit: “Ne u pasuruam sepse kontinentet dhe shtetet u shkretuan. Ne u pasuruam sepse njerëzit vdiqën për fajin tonë”. Nëse nuk do të kishin ndodhur vrasjet, masakrat, robërimi i njerëzve, shkretimi dhe vjedhja masive e mineraleve të kontineteve dhe zhdukja e qytetërimeve aztekase dhe inkase, ekonomia kapitalise do të shkatërrohej që në embrion. Për këtë arsye, për shembull ne si muslimanë, nuk mund të hidhërohemi përfaktin se, përse revolucioni industrial nuk ndodhi në shoqëritë islame. Sepse revolucion industrial, ndodhi në epokën e tij dhe me logjikën e përcaktuar nga mbledhja e kapitalit. Ndërsa ne si muslimanë, nuk mund t’i pranojmë këtë varg ndodhish”.

 

ISLAMI NUK I ASGJËSOI KULTURAT E NDRYSHME, PËRKUNDRAZI I NJEHSOI ATO ME SISTEMIN E EKONOMISË ISLAME

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Në periudhat e sundimit të Islamit, u gjallërua tregtia e Mesdheut dhe u përgatit terreni i duhur, për zhvillimin ekonomik të perëndimorëve. Në ditët e sotme, shfaqjet e ekonomisë botërore, që janë nën sundimin e perëndimorëve, ndodhin gjithmonë në dobi të këtyre te fundit. Këto shfaqje, ndodhin më shumë në shtetet afrikane, por fuqitë e mëdha ekonomike perëndimore, nuk e lejojnë zhvillimin ekonomik, të këtyre shteteve. A mund të na sqaroni se, nga rrjedh shkaku i këtij kundërshtimi?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Në periudhat e tregtisë, tregtari dhe shteti bashkëpunojnë. Për shembull, garancia e të tëra orvatjeve të tregtarëve anglezë, ndërsa orvateshin të kapërcenin detrat e huaj, u përkiste mbretërisë angleze. E njëjta gjë, mund të thuhet edhe për francezët dhe spanjollët. Duke u nisur nga ky fakt, pohojmë se,këtu kemi të bëjmë, më nje tregti të mbështetur nga shteti, e cila nuk është dhe aq prodhuese. Në këtë periudhë, Anglia dalëngadalë po kalonte në epokën e prodhimit, por prodhimin e vërtetë e realizoi sistemi osman. Prodhimi osman, ishte i efektshëm si në fushën industriale edhe në fushën bujqësore, sepse kishte një ekonomi të sistemuar. Nëse do të shohim buxhetet osmane, do të kuptojmë se plaçkate luftës, asnjëherë nuk përbënin të ardhurat më të rëndësishme.Buxhetet e plaçkës së luftës, u përkasin vetëm shoqërive perëndimore. Shtetet perëndimore, kur luftonin me njëri-tjetrin ose fitonin ose humbnin. Në rast fitoreje, ata pasuroheshin duke zotëruar të tëra plaçkat e luftës, ndërsa në rast humbjeje ata varfëroheshin në kulm, duke dorëzuar gjithçka. Ndërsa në ish Perandorinë Osmane ndodhi tërësisht e kundërta. Ndonëse në epokat e fundit,osmanët pësuan shumë humbje, ata vazhduan të ekzistonin deri në vitin 1918. Madje edhe në vitin 1908, kur u shpall “Ligjshmëria e Parë”, buxheti osman vazhdonte të ekzistonte dhe defiçiti ishte pakësuar ndjeshëm. Si rrjedhojë deri në epokën e “Ligjshmërisë së Dytë”, buxhet osman ia kishte dalë mbanë, që të zhvillonte ekonominë islame, nga fillimi i tij deri në fund. Këtë e realizoi me strukturat e tij prodhuese, të tregtisë së lirë dhe byrokracisë. Kjo e fundit u zhvillua duke u mbshtetur në konceptin e “Ligjit të Vjetër”.Ish Perandoria Osmane i ka shumë në borxh këtij këndvështrimi”.

 

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “A mund të na përshkruani se, cila ishte gjendja e shteteve perëndimore, në epokat kur sundimi i përkiste Islamit dhe cila është gjendja e shoqërive lindore, në epokën kur sundimi i përket shteteve perëndimore, pasi kemi bërë krahasimin midis këtyre dy qytetërimeve nga ana kulturore dhe intelektuale? Cili është reagimi i njërit nga këto dy qytetërime, ndaj zhvillimit ekonomik të qytetërimit tjetër?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Qytetërimi islam u zhvillua në një epokë, ku fuqitë e tjera ishin larg tij. Për shembull, ish Perandoria Perse u zhvillua duke zhdukur ish Perandorinë Sasane dhe duke zmbrapsur ish Perandornë Bizantine. Por ne duhet të mendojmë kështu: “Ardhja e qytetërimit islam nuk i zhduku kulturat dhe traditat e popujve mbi të cilët sundoi. Pak më parë përmendëm këndvështrimin e “Ligjit të Vjetër”. Ishte Islami, ai që i ruajti traditat e lashta. Pra citojmë se, Islami nuk zotëron një këndvështrim revolucionar, përkundrazi zotëron një këndvështrim, të ruajtjes së traditave të mira, por gjithmonë duke u mbështetur në parimet bazë të tij. Nëse këto tradita nuk janë të përshtatshme ndaj parimeve islame, atëherë ky Islami i ndryshon ato, në dobi të tij. Këto fakte mund t’i themi me bindje të plotë”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Pra, a mund të themi se, mbi këtë çështje Islami, zotëron një këndvështrim “revolucionar” apo jo?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Për sa i përket kësaj çështjeje,nuk mund tëthemi se, Islami zotëron një këndvështrim “revolucionar”, sepse termi “revolucion” nuk është një term i pranuar, ndonëse në ditët e sotme konceptohet si i tillë. Kur përmendet termi“revolucion” nënkuptohet rrëmuja dhe kaosi, ndërsa Islami kërkon një disiplinë të fortë. NëIslam gjendet një lidhje mes fesë dhe traditës. Termi “revolucion” ka filluar të përdoret, që nga epoka e iluminizmit dhe janë pikërisht këta të fundit, që e anashkalojnë fenëqë në thelb. Për shembull termi “Zot” gjendet në shkronjën “Z” të enciklopedisë, pra është i kufizuar në atë fushë. Por për sa i përket Islamit, ndryshon çësthja sepse i tërë besimi islam, është i mbështetur në besimin tek Allahu (xh.sh.) madje edhe struktura politike e Islamit, përcaktohet nga besimi në Allahun (xh.xh.). Njëjësimi i Allahut (s.u.t.) pasqyrohet në këndvështrimin politik. Këndvështrimi i bashkuar dhe qendror i shtetit islam, përcaktohet pikërisht nga njëjësimi i Allahut (a.u.xh.). Këto fakte mund t’i themi me bindje të plotë. Kjo ndodhi i ka shërbyer si mësim shteteve perëndimore. Si rrjedhojë, pohojmë se, kur shtetet perëndimore po kërkonin njëshembull, mbi ndërtimin e një shteti të bashkuar qendror,këtë shembulle gjetën, në ish Perandorinë Osmane”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “A mund të themi se të dy qytetërimet, kanë këndvështrime të ndryshme nga njëri-tjetri. Por çfarë ndodh, nëse një palë respekton të drejtën e jetës, së palës tjetër?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Në të vërtetë, duhet ta themi troç se të dy qytetërimet, janë duke luftuar me njëri-tjetrin për pushtet. Ne si muslimanë, që nga shekulli i XVIII jemi duke e humbur këtë luftë, kështu që perëndimorët janë duke e fituar. Megjithatë këtu duhet të përmendim faktin se, më parë ishim ne si muslimanë, ata që e fituan këtë luftë, por pa përvetësuar të drejtat e palës së humbur. Ne në një mënyrëi kishim njehsuar edhe ata me sistemin tonë ekonomik islam osman”.

 

NË SHOQËRITË ISLAME, NUK KA NDODHUR DALLIMI MES ATDHEUT DHE KOLONIVE

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Gjatë tërë historisë islame, muslimanëtsunduan shumë territoretë gjëra gjeografikisht, duke i çliruar ata. Ndërsa qytetërimi perëndimor, nga shekulli XIX “de facto” nisiorvatjen për sundimin e botës, duke përdorur luftrat dhe konfliktet vendore. Cili është dallimi mes këtyre dy qytetërimeve, mbi çështjen e shfrytëzimit të burimeve minerare, në shtetet në të cilat sunduan?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Këtu ndiejmë nevojën për të sqaruar, thënien e ekonomistit turk Mehmet Genç se, në shoqëritë islame nuk ka ndodhur dallimi mes atdheut dhe kolonive, ashtu siç ka ndodhur në shoqëritë perëndimore. Këtë fakt duhet ta theksojmë me bindje të plotë. Islami i ndan shoqëritë, në “Daru’l-Islami (Shteti i Islamit) dhe “Daru’l-Harbi” (Shteti i Luftës), sepse sipas Islamit dallimi mes atdheut dhe kolonive nuk ekziston. Si rrjedhojë pohojmë se, kjo është arsyeja kryesore e nisjes, së çlirimeve. Ne si muslimanë, ndryshe nga perëndimorët, sulmet tona ndaj shteteve të luftës, i kemi cilësuar si çlirime dhe jo si kolonizime. Kjo dukuri është mëse e dukshme në fillesat e çlirimeve. Gjithashtu të njëjtën dukuri, mund ta hasim qartë në çlirimet osmane, veçanërisht në shtetetballkanase. Nëse nuk do të kishte ndodhur kështu, atëherë këto shtete fillimisht, do të ngrinin krye kundër shteteve muslimane pastaj edhe kundër ish Perandorisë Osmane. Por në të vërtetë, kryengritja kundër ish kryeqytetit perandorak Stambollit, nisi shumë më vonë”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Pra, kjo kryengritje ndodhi, me nxitjen e lëvizjeve nacionaliste të shekullit të XIX?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Po shumë e saktë! Kjo kryengritje ndodhi, pas lëvizjeve nacionaliste dhe pas revolucionit francez”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “A mund të themi se muslimanët ishin të drejtë, mbi  çështjen e shfrytëzimit të minerareve?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Po shumë e saktë! Drejtësia e muslimanëve mund të shihet, që nga epoka e selçukëve deri tek osmanët. Selçukët u njihnin zgjedhje të lirë, popujve jo muslimanë që sundonin. Pra, selçukët i pyesnin popujtjo muslimanë që sundonin se, nëse donin të kalonin nën sundimin bizantin, ose dëshironin të vazhdonin të jetonin nën sundimin e selçukëve. Popujt jo muslimanë, preferonin të jetonin nën sundimin e selçukëve, sepse këto të fundit ishin më të drejtë. Ne mund të themi të njëjtin fakt edhe për osmanët. Popujt ballkanas nuk ndiejnë as armiqësi dhe as urrejtje ndaj osmanëve turq, sepse këta të fundit zbatuan një sistem ekonomiko-politik të drejtë. Kur nisi të humbë drejtësia, atëherë nisën edhe problemet”.

 

“NJERI I PLOTË” ËSHTË AI, QË VLERËSON TË DREJTËN E NJERIUT DHE QË USHQEHET ME PUNËN E TIJ

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Profesor i nderuar, a mund të na sqaroni se, cila janë pikat dalluese dhe të përbashkëta të homoekonomikusit (kapitalistit) nga homoislamikusi (muslimani) kur këto dy të fundit, i krahasojmë nga këndvështrimi i botëkuptimit të ahive (vëllezërve) të cilët ndërtuan sistemin ekonomik qendror osman?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Ne mund të themi me bindje të plotëse, ishin ahitë (vëllezërit) ata të cilëtndërtuan sistemin ekonomik islam osman. Ndërsaborgjezia kapitaliste ose homoekonomikusi, ishin ata të cilët ndërtuan sistemin ekonomik kapitalist perëndimor”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Pra ju nënkuptoni se, botëkuptimi i borgjezisë kapitaliste është i barabartë me homoekonomikusin?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Po e saktë, ose e thënë ndryshe homoekonomikusi është personalizmi konkret i borgjezisë kapitaliste”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “A mund të na sqaroni se, si janë krijuar pikat dalluese dhe të përbashkëta të ahive (vëllezërve) me homoislamikusin (muslimanin)?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Fjala homoislamikus (muslimani) mua më vjen rëndë, prandaj dua që sa më shumë të jetë e mundur, të përdor termat tona islame. Termi ahitë (vëllezërit) mund të cilësohet si, termi ynë i epokës klasike, i përkthimit të “Ligjit të Vjetër” ose i “Përkthimit të Ligjit të Vjetër”. Por kur themi homoislamikus (muslimani) çështja bëhet më abstrakte. Në vend të kësaj fjale, mund të përdorim termin “njeri i plotë”, pra modeli i njeriut, i cili vlerëson të drejtën e njeriut dhe që ushqehet me punën e tij. “Njeri i plotë” është ai, i cili punën e tij e sheh si mjet fitimi dhe respekton të drejtën e të tjerëve, duke u këshilluar dhe jo duke konkuruar me këto të fundit. Nëse dëshironi, ju mund të vazhdoni të përdorni fjalën homoislamikus (muslimani) por unë nuk jam simpatizant i kësaj fjale”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Profesor ju thoni se: “Reformat e Mëdha” në një mënyre, shprehin dëshirën për të kaluar në kapitalizmin industrial, por pa zbatuar sistemin kapitalist tregtar”. Çfarë nënkuptoni me këtë?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu:“Reformat e Mëdha” janë një lëvizje liberale. “Reformat eMëdha” janë një lëvizje që synon shtetëzimin, qendërzimin dhe monopolizimin e gjithçkaje. Kjo ndodh sepse shteti kapitalist modern, synon të kontrollojë gjithçka. Ja pra,“Reformat e Mëdha”u mbështetën tërësisht në këtë këndvështrim. Në ditët e sotme ne pohojmë se, shteti kontrollon gjithçka dhe se nga shteti pritet gjithçka. Kundër kësaj dukurie fillon të krijohet sektori privat. Ndonëse “Reformat eMëdha” u orvatën që të krijonin klasën e borgjezisë, në të njëjtën kohë sollën edhe këndvështrimin e përjashtimit, të nismave individuale. Mund të duket si kontradiktore por, në epokën klasike ishte shoqëria civileajo që, zhvillonte shumicën e veprimtarive ekonomike. Shoqëria civile ishte edhe institucioni i vetëm që, bënte investimet e institucioneve bamirëse. Ish Perandoria Osmane nuk bënte investime, por ishin institucionet bamirëse ata që, bënin investime në sektorin publik dhe në shërbimet shoqërore. Por “Reformat e Mëdha” i zhdukën këto organizata të shoqërisë civile duke i shtetëzuar. Që nga viti 1826, institucionet bamirëse dalëngadalë nisën të humbin rëndësinë e tyre dhe më pas u zhdukën”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “A u orvatën “Reformat e Mëdha”duke anashkaluar organizatat e shoqërisë civile që duke krijuar strukturën shtetërore, të vendosnin sistemin e ekonomisë kapitaliste?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Struktura shtetërore doli në shesh më vonë, sepse reformistët kanë qasje liberale. Për shembull, kur shtrohet pyetja se, përse në ish Perandorinë Osmane, nuk ndodhi revolucioni industrial, ata përgjigjen se arsyeja është mungesa e klasës borgjeze. Por çështja këtu është se, si u krijua klasa borgjeze? “Reformat e Mëdha” me qasjen e tyre shtetërore u orvatën që, të krijonin klasën borgjeze. Duke patur parasysh faktin se, në atë epokë nuk kishte një klasë liberale, reformistët duhet të shfrytëzonin shoqëritë e vjetra civile, me në krye shoqatat e tyre. Për shembull Partia Bashkim dhe Zhvillim u mundësoi këtyre shoqërive civile, krijimin e shoqatave të reja si, shoqata e hekurpunuesve, shoqata e lëkurëpunuesve etj. Pra në ish Perandorinë Osmane, nisma e organizatës së vetme popullore, përbëhej nga shoqatat dhe nuk kishte klasë borgjeze. Por duke filluar që nga xhonturqit, të cilët erdhën në pushtet pas “Reformave të Mëdha” madje deri në ditët e sotme, Republika e Turqisë orvatet qëtë krijojë klasën borgjeze. Të tërë ne jemi dëshmitarë se, kjo orvatje doli një dështim i plotë”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Sipas mendimit tuaj, përse kjo orvatje doli një dështim i plotë?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Kjo orvatje doli një dështim i plotë, sepse klasa borgjeze nuk ka traditë. Për shembull edhe biznesmeni i ndjerë, Sakip Sabanxhiu thoshte: “kjo pasuri më është besuar”. Në të vërtetë, klasa borgjeze, nuk ka botëkuptim besimi. Klasa borgjeze,nuk mund të krijohet me këtë botëkuptim, sepse është tërësisht i kundërt me,historinë e krijimit të klasës borgjeze. Klasa borgjeze përmban disa faktorë kulturorëe tradicionalëdhenuk mund të krijohet, vetëm nga kalimi i njërit brez tek tjetri, por duhet të kalojnë disa breza që të krijohet”.

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Pra, a mund të themi se këto proçeseqë nuk kanë tradita, mund të rivendosin ekonominë kapitaliste në shoqëri?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Këtë çështje duhet ta shqyrtojmë, duke u mbështetur në proçesin e globalizmit. Ekonomia kapitaliste, po i zëvendëson termat e saj të vjetra me të reja. Në të shkuarën në Turqi, diskutohej mbi çështjen e krijimit të industrisë së rëndë, por në ditët e sotme nuk diskutohet më. Shtrohet pyetja: “Cili është roli që, kapitalistët e mëdhenjkanë përcaktuar për Turqinë?” Shtetet e zhvilluara të botës perëndimore,sundojnë sektorin e financave, ndërsa Turqisë i kanë përcaktuar rolin e prodhimit industrial. Duke u mbështetur në këtë plan, Turqia duhet të prodhojë automjete dhe veshje, ndërsa këto shtete të zhvilluara perëndimore, do t’i shesin. Ne duhet që pikërisht, të kontrollojmë dhe të sundojmë sektorin e financave. Në ditët e sotme, bota ka arritur në shkallën e ekonomisë kapitaliste finaciare. Tanimë shtetet e shtetet e zhvilluara perëndimore, përfaqësojnë kapitalizmin finaciar”.

 

SISTEMI I EKONOMISË KAPITALISTE, NUK ËSHTË NJË SISTEM I DREJTË, I CILI EDHE VETË KA RËNË NË RREZIK

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Profesor, ju nënkuptoni se sistemi i ekonomisë kapitaliste, nuk është një sistem i drejtë? A e merr secili nga ne, në mënyrë të drejtë, pjesëne tortës që i takon?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Nëse dëshironi le ta shohim këtë çështje nga lart. Në ditët e sotme, jetojnë bashkë si ata që vdesin nga uria edhe ata që vdesin nga mbingopja. Këtu kam për synim, ata që vdesin nga mbingopja. Kjo klasë njerëzish, vdes nga sëmundjet e zemrës ose të damarëve dhe jo nga sëmundjet e stomakut ose të zorrëve. Në njërën anë, pra në shtetet e zhvilluara perëndimore, shtohet numri i të vdekurve nga sëmundjet e zemrës ose të damarëve, ndërsa në anën tjetër, në shtetet e prapambetura afrikane, shtohet numri i të vdekurve nga sëmundjet e stomakut ose të zorrëve. Ja ku na shfaqet përpara syve, një kontradiktë e tillë shoqërore. Në ditët e sotme ka dy klasa shtetesh.Në klasën e parë, bëjnë pjesë shtetet e zhvilluara, ndërsa në klasën e dytë, bëjnë pjesë shtetet në zhvillim. Në kohërat e lashta, kishte dy grupe shoqërish.Në grupin e parë, bënin pjesë shoqëritë e qytetëruara, ndërsa në grupin e dytë, bënin pjesë shoqëritë barbare. Ndërsa në ditët e sotme, dy shoqëritë e lartpërmendura, u zëvendësuan me dy klasa shtetesh. Në klasën e parë, bëjnë pjesë shtetet e zhvilluara, ndërsa në klasën e dytë, bëjnë pjesë shtetet në zhvillim. Duke u nisur nga këto fakte themi se pas pak kohësh, diferenca mes këtyre dy klasave të shteteve do të zhduket, e megjithatë shtetet në zhvillim nuk do të arrijnë kurrë, në niveline shteteve të zhvilluara, sepse distanca mes këtyre dy klasave shtohet çdo ditë. Si rrjedhojë pohojmë se, shtetet e prapambetura nuk janë duke kaluar një proçes tranzicioni, por aktualisht përbëjnë një klasë shtetesh të prapambetura. Pra themi se, sistemi i ekonomisë kapitaliste, nuk është një sistem i drejtë, madje edhe vetë ka rënë në rrezik”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Profesor i nderuar, pra ju nënkuptoni se edhe globalizmi ka rënë në rrezik?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Po shumë e saktë! Globalizmi ka rënë në rrezik, sepse terrori është shkaktari kryesor i këtyre ngjarjeve. Të tëra këto dukuri ndodhin, sepse sistemi i ekonomisë kapitaliste ka rënë në rrezik!”

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Çfarë nënkuptoni kur thoni se, vetë sistemi i ekonomisë kapitaliste, ka rënë në rrezik?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Dua të them se, sistemi i ekonomisë kapitaliste, nuk është një sistem i drejtë. Sistemi i ekonomisë kapitaliste, as nuk ndihmon në zhvillimin, e klasës së shteteve në zhvillim dhe as nuk garanton se, pas pak kohësh shtetet e prapambetura, do të arrijnë në nivelin e shteteve të zhvilluara”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Kjo dukuri ndodh, sepse këto dy klasa shtetesh, nuk e fillojnë garën nga i njëjti start?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Pohojmë serrjedh edhe nga kjo dukuri, por rrjedh edhe nga dukuria e përcaktimit të rolit për këto shtete. Thelbi i çështjes është se, roli i përcaktuar për këto shtete është i gabuar. Duke u nisur nga ky fakt themi se, përralla se pas pak kohësh edhe shtetet e prapambetura, do tëarrijnë në shkallën e shteteve të zhvilluara,është vetëm një mashtrim, sepse ne nuk na mundësohet që të krijojmë vetë sistemin tonë ekonomik. Ne si muslimanë, jemi të detyruar qëtë krijojmë një qytetërim të ri. Kur të vijë koha qëtëaktualizohen dhe të diskutohen këto çështje, atëherë mund të realizohet një sistem i drejtë ekonomik. Ne fillimisht duhet të shtrojmë këto pyetje, sepse ne kemi rënë në kurth. Ne si muslimanë, jemi duke mashtruar vetveten, nën parrullën e përrallës së rimëkëmbjes. Ne do ta hedhim hapin e parë, vetëm atëherë kur të prodhojmë teori dhe mendime mbi krijimin e një qytetërimi të ri. Por për ta bërë këtë fillimisht duhet që të heqim dorë, nga ky sistem ekonomik kapitalist dhe mashtrimi i vetvetes”.

 

PERËNDIMORËT DUAN QË TA FORMATIZOJNË ISLAMIN, SIPAS INTERESAVE TË TYRE

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Para ca kohësh, në raportin e hartuar nga Nisma për Qëndrueshmërinë Europiane, qyteti i Kajserit në Turqi, cilësohej si qendra e “kalvinizmit islam”. Duke u mbështetur në këndvështrimin e Ueberit, a mund të themi se parimet islame si, parimi i kursimit dhe rëndësia e që i kushtohet punës si një vlerë shpirtërore, përputhen me sistemin ekonomik kapitalist? Pra, a është e mundur që duke instrumentalizuar, disa vlera islame mund të krijohet “kapitalizmi islam”? A mund ta sqaroni këtë gjendje, nga këndvështrimi i parimeve e ekonomisë islame?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Po shumë e saktë! Kjo është pikërisht ajo, qëperëndimorët duan të formatizojnë islamin, sipas interesave të tyre, si për shembull: “kapitalizmi islam” dhe “kalvinizmi islam”. Ky është roli, që perëndimorët i kanë përcaktuar Islamit, si për shembull: “kalvinistët muslimanë” etj.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Si e vlerësoni gjendjen në botën islame, duke u mbështetur në këtë këndvështrim?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Ky është një mashtrim. Ndoshta si teori ekziston mendimi i “kapitalizmit islam”, por në realitet Islami është shndërruar në kapitalizm. Shembulli më i qartë i kapitalizmit islam, janë bankat islame”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Por, bankat islame janë të ndërtuara, mbi një sistem i cili është pa kamatë?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Për sa kohë, qëmekanizmi i kredisë do të sundojë, nuk ka asnjë rëndësi nëse zbatimi i sistemit ekonomik pa kamatë do të vazhdojë, sepse pikërisht aty qëndron mashtrimi”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Profesor i nderuar, ju nënkuptoni se parimet islame, nuk janë duke u zbatuar?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Absolutisht që jo! Sistemi i këtyre bankave “islame”, nuk ka të bëjë fare me Islamin, sepse këto banka “islame” janë vetëm një mashtrim”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “A mund të na thoni se, me cilat parime dhe vlera islame nuk përputhet?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Sistemi bankar islam ose pjesëmarrja e këtij sistemi, është një prodhim i sistemit të ekonomisë pak kapitaliste, pra nuk është një prodhim islam. Gjatë tërë historisë islame, në epokat e emeuive, abbasive, selçukëve dhe osmanëve, në skenën e ekonomisë islame janë shfaqur shumë shkëmbyes parash dhe bankierë, ndonëse numri i këtyre ekonomistëve mbetet i kufizuar”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Megjithatë në epoka të ndryshme, kanë ekzistuar edhe institucione ekonomike, nga të cilat vetë shteti ka marrë kredi”.

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu:“Që nga epoka e ish Perandorisë Sasane, kanë ekzistuar bankierë, të cilët kanë mbledhur valutë dhe kanë krijuar insitucione ekonomike, nga të cilat vetë shteti ka marrë kredi. Megjithatë këto ishin, disa institucione ekonomike, të cilat lehtësuan jetën tregtare të shtetit, pra nuk luajtën ndonjë rol kryesor. Ndërsa në ish Perandorinë Osmane, nuk kishte institucione të tilla. Ndonëse në ish Perandorinë Osmane kishte institucione bamirëse, si institucionet e ruajtjes së parave dhe të ngjashme, por qëllimi i këtyre institucioneve, ishte  ruajtja e sigurisë shoqërore. Fatmirësisht këto institucione bamirëse, vazhduan të ekzistonin deri në fundin e ish Perandorisë osmane, si një nga botëkuptimet më të bukura, të traditës sonë. Por sistemi bankar islam i ditëve të sotme ose e ka zhdukur ose e ka anashkaluar këtë botëkuptim. Pikësynimi kryesor, i sistemit bankar islam të ditëve të sotme,ështështimi sa më shumë që të jetë i mundur i fitimit. Pjesëmarrja e sistemit bankar islam, është një institucion tregtar dhe nuk është një institucion bamirës. Si rrjedhojë pohojmë se, sistemi bankar islam nuk zotëron asnjë mekanizëm, i cili bën shpërndarjen e drejtë të të ardhurave, përkundrazi ky sistem e varfëron më tej të varfërin, ndërkohë që e pasuron më tej të pasurin”.

 

EKONOMIA ISLAME PA KAMATË DHE ME ZEKAT, ËSHTË SHNDËRRUAR NË NJË EKONOMI KAPITALISTE

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Duke u mbështetur në këto fakte, a mund të arrijmë në përfundimin se në vend të zbatimit të tërë sistemit ekonomik islam, zbatimi i vetëm një parimi islam, në ekonominë kapitaliste, do ta bënte këtë të fundit më prodhuese?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Po shumë e saktë! Kjo është pikërisht ekonomia islame pa kamatë dhe me zekat, e cila është shndërruar në një ekonomi kapitaliste. Fatkeqësisht nga ana e këndvështriminit teorik, mund ta cilësojmë si “kapitalizmi islam”. Përkundrazi ekonomia islame, zotëron një botëkuptim, i cili parashikon shpërndarjen e drejtë të të ardhurave, vlerësimin e punës dhe zhdukjen e papunësisë. Sistemi i ekonomisë islame, është tërësisht kundër botëkuptimit, i cili e varfëron më tej të varfërin, ndërkohë që e pasuron më tej të pasurin”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Profesor i nderuar, a mund të na sqaroni se si mundësohej baraspesha mes prodhimit dhe konsumit, në ish Perandorinë Osmane?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Baraspesha mes prodhimit dhe konsumit, në ish Perandorinë Osmane mundësohej duke u mbështetur në ekonominë e prodhimit, sipas nevojave dhe nuk mbështetej në ekonominë e prodhimit në masë”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Pra ju nënkuptoni se, ne duhet të konsumojmë pak?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Ne si muslimanë duhet të jemi kursimtarë. Prodhimi në masë, doli në shesh si një dukuri e revolucionit industrial.Ish Perandoria Osmanenuk mbështetej në prodhimin në masë. Megjithatë mund të themi me bindje të plotë se, ish Perandoria Osmane zotëronte një potencial të lartë prodhimi si në sistemin e shoqatave ashtu edhe në sistemin bujqësor. Në këtë të funditekzistonin, sistemet e iktasë dhe timarit,të cilët zotëronin potencial të lartë prodhimi.Si rjedhojë duhet të theksojmë faktin se, deri në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII ose më saktësisht deri në vitin 1770 në ish Perandorinë Osmane, niveli i ekportit ishte më i lartë se niveli i importit. Pohojmë se këtë dukuri, mund ta realizojë vetëm potenciali i lartë i prodhimit. Tregtari osman i cili importonte prodhime ishte gjithashtu i detyruar, të eksportonte prodhime dhe jo para. Pra, këta tregtarë osmanëeksportonin veçanërisht prodhimet tekstile. Në ish Perandorinë Osmane, ekzistonte botëkuptimi i imobilizimit të importit, i cili synonte mbushjen e tregjeve me prodhime, por nuk ekzistonte botëkuptimi i imobilizimit të eksportit. Këtu duhet të përmendim faktin se, në shekullin e XVI në epokën e Sulltan Sulejman Kanunit (Ligjvënësit) u ndalua eksporti i gjashtëklasave të prodhimeve. Dy klasat e prodhimevetë para, ishin lëndë ushqimore si gruri dhe vaji i ullirit. Klasa e prodhimit të tretë, ishin lëndët e pastrimit dhe kozmetikës si sapuni. Klasa e katërt e prodhimeve, ishin lëndët e para të industrisë së veshjeve si pambuku. Klasa e pestëe prodhimeve, ishin veglat dhe pajisjet për armët luftarake. Ndërsa klasa e gjashtë e prodhimeve, ishin mineralët e çmuar si ari dhe argjendi. Për sa kohë që zgjerohej epoka e prodhimit, për aq kohë tkurreshin ndalesat për këto prodhime, ashtu siç ndodhi në shekullin e XVII. Ashtu siç përmendëm edhe më sipër,deri në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII ose më saktësisht deri në vitin 1770 në ish Perandorinë Osmane, niveli i ekportit ishte më i lartë se niveli i importit. Mund të themi me bindjen e plotë se, maja ekonomike i ish Perandorisë Osmane ishte në shekujt XVII-XVIII. Jam i mendimit se unë dhe ekonomisti i njohur musliman Mehmet Genç, ndajmë të njëjtin mendim. Duke u mbështetur në faktet e lartpërmendura, pohojmë se zeniti ekonomik dhe finaciar i ish Perandorisë Osmane, ndodhi në“Epokën e Tulipanëve”.

 

NJERIU I EPOKËS OSMANE, CILËSOHET SI NJË NJERI PA AMBICIE

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Profesor i nderuar, a mund të sqaroni botëkuptiminpaqësor të njeriut të epokës osmane, i cili jetonte në paqe me vetveten, me natyrën dhe me shoqërinë?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Njeriu i epokës osmane, ishte një njeri kursimtar. Njeriu i epokës osmane, cilësohet si një njeri i cili i dinte shumë mirë, detyrat e kësaj bote dhe një njeri i cili e dinte shumë mirë se, do të merrej në llogari në botën tjetër. Njeriu i epokës osmane, cilësohej si një njeri pa ambicie nëbotëkuptimin e kësaj bote. Kjo ndodhte, sepse sipas këndvështrimit të këtij njeriu, botëkuptimi materialist i kësaj bote, e shtyn njeriun në fitimin e tepërt dhe në shumimin sa më shumë, që të jetë e mundur e fitimit. Kjo dukuri është më e dukshme, në veprat e artit osman, por kjo nuk do të thotë se, njeriu osman nuk kishte ambicie, përkundrazi ai ishte një njeri kursimtar. Vizituesve që vinin në ish trojet osmane, u bënte përshtypje njeriu i epokës osmane. Ata e përshkruanin këtë njeri si të qetë, të mpirë dhe pa ambicie. Për shembull në vrojtimin e autorit italian Edmodo De Amiçis, në veprën e tij: “Zemra” shkruan se pasi hyri në një ish kafeteri osmane, iu duk sikur hyri në një muze mumjesh, sepse nuk kishte aspak gjallëri. Autori italian vazhdon më tej duke shkruar se, njeriu osman qëndronte tërë ditën, i ulur në kafeteri duke pirë gjysmë filxhani kafe. Por ai shton se, ky njeri nuk ishte i mërzitur nga kjo mënyrë jetese, por ishte një njeri që dukej sikur i “kishte përmbushur” të tëra nevojat e tij... Duke u mbështetur në këto fakte disa analistë citojnë se, institucionet bamirëse ishin shkaktarët kryesorë, të kësaj gjendjeje të mpirë, por kjo nuk është aspake vërtetë. Ashtu siç e kemi përmendur edhe ë sipër kur sqaruam se roli kryesor i institucioneve bamirëse, ishte sigurimi i parave të njerëzve dhe krijimi i strukturës bazë të industrisë. Si rrjedhojë themi se dyqanet, në të cilat punonin shoqatat ua kishin marrë me qira institucioneve bamirëse. Ishin pikërisht këta të fundit, të cilat të ardhurat e marra nga qiratë e dyqaneve, i shfrytëzonin në fushat e ndryshme të shërbimeve shoqërore. Ne si muslimanë për ta kuptuar sa më mirë sistemin ekonomik islam osman, duhet që të heqim syzet e ngrira përpara syve tanë, pikërisht atshtu siç citon, ekonomisti i njohur musliman Mehmet Genç. Ky i fundit gjithashtu pohon se,ishin “Reformat e Mëdha”ato që vendosën një palë syze të ngrira, pas të cilave njeriu i epokës osmane shihte ngjarjet. Palët e këtyresyzeve të ngira, erdhën duke u shtuar në çdo epokë, derisa mund të themi se, ditët e sotme janë bërë pesë ose dhjetë palë syze të tilla.Në ditët e sotme, problemi ynë si muslimanë qëndron në faktin se, ne orvatemi që të përcaktojmë gjendjen tonë ekonomike, duke parë pasqyrimet e fantazmave, që shfaqen pas këtyrë syzeve të ngrira”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Njeriu i epokës osmane, kishte një botëkuptim paqësor me vetveten, i cili pasi siguroi baraspeshën mes prodhimit dhe konsumit, jetonte në paqe me vetveten, me natyrën dhe me shoqërinë. A është e mundur, që duke e asgjësuar tipin e njeriut osman, të krijohet një teori e ekonomisë islame?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Sigurisht që po! Realizimi i kësaj dukurie, është në vartësi të bashkësisë muslimane. Për shembull, në mesin e shoqërisë sonë muslimane, ende nuk gjenden njerëz të cilët, nuk përvetësojnë të drejtën e tjetrit, nuk mendojnë për mirë, nuk orvaten që t’i bëjnë gropën tjetrit, nuk mendojnë për të konkurruar me tjetrin, nuk mendojnë që të hanë pak, nuk mendojnë që të flasin pak etj... kur të nisin të realizohen të tëra këto dukuri, atëherë mund të themi se po krijohet një qytetërim i ri”.

 

PA U BËRË NJË MUSLIMAN I MIRË, ËSHTË I PAMUNDUR QË TË BËHESH NJË EKONOMIST MUSLIMAN I MIRË

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Pra ju nënkuptoni se, është i mundur rikthimi i sitemit ekonomik islam?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Po shumë e saktë! Kjo është tërësisht e mundur. Realizimi i kësaj dukurie, është në vartësi të bashkësisë muslimane. Edhe Kur’ani Famëlartë e përmend këtë fakt, kur thotë: “Ju i bëni mirë të tjerëve, por harroni vetveten”. Muslimanët duhet të fillojnë ndryshimin nga vetvetja. Këtu duhet të theksoj se pa u bërë një musliman i mirë, është e pamundur që të bëhesh një ekonomist musliman i mirë”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Pra ju nënkuptoni se, ndërsa ndodhdukuria e rikthimit të sistemit ekonomik islam, duhet të ndodhë edhe dukuria e organizimit politik? Për shembull, si ju duken mendimet e krijimit, të një Tregu të Përbashkët Islam ose Krijimi i D8 (bashkimi ekonomik i tetë shteteve më të zhvilluara muslimane) për të realizuar, parimet bazë të sistemit ekonomik islam?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Ne si muslimanë, duhet ta kemi të qartë orientimin tonë ekonomik, madje në këtë këndvështrim, mund të vlerësojmë edhe bankat “islame” pa kamatë. Por, me sa duket orientimi ynë nuk është ende i qartë dhe ne bëjmë pjesë në një sistem të ekonomisë kapitaliste. Prandaj, unë nuk jam shumë optimist ndaj këtyre dukurive, sepse tek e fundit edhe këto dukuri, bëjnë pjesë brenda sistemit ekonomik kapitalist”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “A mund të tregoni, një udhë për të dalur nga ky sistem?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Nga ky sistem mund të dilet s një bashkësi muslimane. Edhe i madhi Mohandas Mahatma Gandi nuk luftoi me njerëzit, por i shqetësoi ata. Ai organizoi shpalljen e pavarësise së Indisë, nga ish Perandoria Britanike nëpërmjet çikrikëve dhe tezgave të tekstileve. Kjo është diçka e rëndësishme. E thënë ndryshe muslimanët duhet të jenë shembull në shtetet ku jetojnë. Kur të arrihet botëkuptimi se, muslimanët nuk të dëmtojnë atëherë do të thotë se kemi arritur diçka”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Profesor i nderuar, cili është mendimi juaj për organizimin politik?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Organizimi politik vjen pas organizimit ekonomik, prandaj ne nuk duhet të harrojmë detyrat tona kryesore, duke u orvatur që të krijojmë organizimin politik. Unë jam i mendimit se, njerëzit të cilët merren me politikë harrojnë vetveten. Fatkeqësisht ata orvaten që të shpëtojnë botën, por duke harruar vetveten”.

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Pra ju nënkuptoni se, në ditët e sotme nuk është i nevojshëm krijimi i një organizimi politik? A është e mundur, që kur të ndreqet bashkësia muslimane edhe këto dukuri do të ndodhin vetvetiu?”  

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Sigurisht që po! Këto dukuri ndodhin vetvetiu. Ne nuk mund të themi se, Islami në ditët e sotme po përhapet me shpejtësi. Ndonëse ka disa zhvillime intelektuale, por në ditët e sotme, njerëzit nëpër botë nuk po shndërrohen në muslimane duke marrë si shembull, këta të fundit”.

 

MUSLIMANËT DUHET T’I FRIKËSOHEN VETËM ALLAHUT (XH.SH.)

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Profesor i nderuar, në ditët e sotme sistemi i ekonomisë kapitaliste dhe mjedisi i krijuar nga ai, sundojnë mbi njeriun duke përdorur të tëra,pajisjet dhe mjetet vendore por kjo është një e metë. Sistemi i ekonomisë kapitaliste ështe duke sunduar nëpërmjet masmediave, sistemit tëedukimit, reklamave madje deri tek parrulla e shfaqur në udhë. A është e mundurqëtë kapërcehet kjo gjendje? Si mundetqë bashkësia muslimane të çlirohet nga ky mjedis?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu:“Kjo është një dukuri, që është duke na ndodhur të tërëve. Kur unë isha student në fakultet, gjendja nuk ishte ashtu siç është tani, sepse ne nuk e kishim guximin që të shprehnim mendimit tonë të lirë, përpara profesorëve tanë. Allahu (xh.xh.) në një ajet kuranor thotë: “Mos iu frkësoni njerëzve por frikësohuni vetëm Mua!”. Por gjendja e muslimanëve, në ditët e sotme është tërësisht e kundërta. Muslimanët e ditëve të sotme, jetojnë duke iu frikësuar njerëzve dhe jo Allahut (s.u.t.) Në të vërtetë, muslimanët duhet t’i frikësohen vetëm Allahut (xh.sh.)”

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “A është e mundur që muslimanët duke u mbështetur në parimet bazë të ekonomisë islame, të zhvillojnë veprimtaritë e tyretregtare?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Sigurisht që po!”

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Kjo mund të realizohet duke krijuar “ishuj të vegjël” shpëtimi?”

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Kjo është shumë e thjeshtë. Edhe vetë Muhammedi (s.a.u.s.) gjatë jetës së tij ka bërë tregti. A ju kujtohet epiteti i tij i njohur?”

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Besniku”.

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Po shumë e saktë! Nëse muslimanët bëhen besnikë gjithçka bëhet e mundur. Kur të arrijmë në botëkuptimin se, muslimanët nuk të dëmtojnë atëherë do të thotë se kemi arritur diçka. A mund të më përgjigjeni, duke qenë e sinqertë se cila ështëpërshtypja e krijuar në masmedia,kur përmendet termi “haxhi”?”

 

Gazetarja Aynur Erdoğan: “Sigurisht që përshtypja e krijuar në masmedia është negative”.

 

Prof. Dr. Ahmet Tabakoğlu: “Po shumë e saktë! Pikërisht këtu qëndron thelbi i çështjes. Ne si muslimanë, jemi të detyruar që të krijojmë një përshtypje të re në masmedia. Ne duhet të arrijmënë botëkuptimin se, muslimanët nuk të dëmtojnë. Kemi një udhë të gjatë përpara. Muhammedi (s.a.u.s.) thotë: “Allahu (s.u.t.)do ta ringjallë tregtarin e drejtë, me të dërguarit e Allahut (a.u.xh.) në Ditën e Gjykimit”. Duke u mbështetur në këtë hadith arrijmë në përfundimin se, profesionii i tregtisë është shumë i rëndësishëm, deri në atë nivel sa tregtari i drejtë, do të ringjallet me të dërguarit e Allahut (xh.sh.) në Ditën e Gjykimit. Unë i zgjedh fjalët e mia, madje njëherë e një kohë kam dhënë mësim, lëndën e ekonomisë në Fakultetin e Teologjisë Islame. Njëri nga studentët, që studionte në Fakultetin e Ekonomisë, tha: “Ne studiojmë në Fakultetin e Ekonomisë, sepse duam të mësojmë si të bëhemi të pasur. Ndërsa ju profesor i nderuar, po na mësoni si të bëhemi të varfër”. Unë iu kundërpërgjigja duke thënë: “Studimet në Fakultetin e Ekonomisë, nuk të mësojnë si të bëhesh i pasur, sepse ajo është diçka tjetër. Ajo që ka rëndësi është fakti se, si të bëhesh  pasur pa përvetësuar të drejtën e tjetrit”. 

Burimi: Dünya Bülteni