SHBA-porositi Greqinë se rrjedha turke nuk ekziston
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
porositur Greqinë që të hjek dorë nga rrjedha turke dhe të mbetet pran
ndërtimit të gasësjellësit i cili nëpër territorin e këtij shteti do të
transportohet gasi natyror nga Azerbejxhani në Evropë. SHBA-të nga Greqia kërkojnë që të
hjek dorë, sikurse ceket, nga projekti i dytë me të cilin gasi rus do të
transportohej nëpërmjet Turqisë, gjersa zyrtari grek thekson se shteti i tij i
forcon marrëdhëniet me Rusinë dhe përkrah rrjedhën turke të gasit.
“Jemi pajtuar që duhet të fokusohemi në projektin i cili sot është në tavolinë, e ky është gasësjellësi transadriatik(TAP) i cili do të ndërlidhet me gasësjellësin azerbejxhanas”, ka thënë i dërguari special I State Departamentit amerikan për çështje energjetike Amos Hochstein, pas bisedës me ministrin grek të energjetikës në Athinë.”Rrjedha turke nuk ekziston. Nuk ekziston konsorciumi i cili do ta ndërtojë, nuk ka as kontratë për ndërtimin e tij. Prandaj, ta lemë atë anash, dhe të presim zhvillimin e mëtutjeshëm të ngjarjeve lidhur me këtë çështje, gjersa në ndërkohë të fokusohemi në atë që është e rëndësishme, e ky është gasësjellësi për të cilin jemi dakorduar dhe për të cilin edhe Greqia është pajtuar”, ka theksuar Hochstein. Në komunikatën e minsitrit grek të energjetikës Panajotis Lafazanis, të publikuar pas bisedimeve me Hochsteinin, theksohet se qeveria në Athinë do lidhjet më të forta me Rusinë, dhe se Greqia do të vazhdojë të përkrah gasësjellsin me rrjedhë turke, prapa së cilës qëndron Rusia.” E përkrahim këtë projekt, pasi që konsiderojmë se do të jetë i dobishëm për vendin tone”, theksohet në komunikatë. Në intervistën dhënë para takimit me kryeministrin grek Alexis Tsiprasin, Hochstein ka thënë se Greqia do të jetë më tërheqëse për investitorët perëndimore dhe do të ndihmojë zvoglimit të varshmërisë së Bashkimit Evropian nga gasi rus, në rast se refuzon që nëpër territorin e saj të kalojë gasësjellësi i kompanisë shtetërore ruse Gazprom. Hochstein njashtu ka thënë se interesat e Moskës nuk janë në harmoni me nevojat financiare të Greqisë, dhe gasësjellësi i planifikuar rus nuk është projekt ekonomik , por çështje politike. Drejtori general i Gazpromit Aleksej Miler, ka deklaruar dje në Ankara, pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministrin turk të energjetikës dhe resurseve natyrore Taner Yildizin se gasësjellësi Rrjedha turke do të fillojë punën në dhjetor të vitit 2016. Ndërtimin e këtij gasësjelësi në dhjetor 2014 e kanë dakorduar kryetari i Rusisë dhe Turqisë, dhe është planifikuar me kapacitet vjetor 63 miliard meter kub, dhe se ky gasësjellës të zëvendësojë Rrjedhën Jugore, ndërtimi i së cilës është pezulluar për shkak të qëndrimit të Bashkimit Evropian.

Burimi: Al Jazeera