Ministri i Jashtëm i Iranit shpreson për zgjerim të marrëdhënieve me Arabinë Saudite
Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif, në një mesazh urimi homologut të tij Saudit, shpreson për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Teheranit dhe Rijadit.
Në mesazhin e tij të enjten, Muhammed Zarif përgëzoi Arabinë Saudite për Ministrin e Jashtëm të sapo-emëruar, Adela bin Ahmed al-Xhubeir në postin e tij të ri.
Muhammed Zarif shprehu shpresën se gjatë mandatit të al-Xhubeir-it, marrëdhëniet ndërmjet dy qeverive dhe të dy shteteve, të Republikës Islamike të Iranit dhe të Mbretërisë së Arabisë Saudite do të rriten.
Në fillim të muajit shtator, 2014, Muhammed Zarif, në një takim me Ministrin e Jashtëm të atëhershëm të Arabia Saudite, Saud al-Faisal, ka theksuar se Teherani është duke kërkuar për të promovuar marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë Arabinë Saudite, në bazë të besimit të ndërsjellë.
Qeveria iraniane beson në bashkëpunim dhe miqësi me të gjitha vendet e rajonit, tha Muhammed Zarif në atë kohë, duke shtuar se bashkëpunimi Teherani-Rijad duhet të rritet nëpërmjet besimit të fortë të ndërsjelltë.
Sot, ne kemi mundësi të përbashkëta dhe kërcënime dhe (prandaj) zgjidhja e problemeve, si dhe gjithashtu, shikimi në të ardhmen do të jetë në favor të të gjithë rajonit, vuri në dukje ai.
Saud al-Faisal, nga ana e tij, komentoi mbi këndvështrimin e vendit të tij në marrëdhëniet dypalëshe me Teheranin dhe e përshkroi Iranin si një shtet i madh dhe me civilizim të madh.
Ai gjithashtu theksoi se të dy shtetet kanë nevojë për njëri-tjetrin dhe bashkëpunimi i ndërsjellë do t’i shërbente interesave të Islamit.
Irani dhe Arabia Saudite, si dy fuqive kryesore rajonale në Lindjen e Mesme, kanë provuar në vitet e fundit për ta kthyer rivalitetin e tyre tradicional në bashkëpunim.
Burimi: TASNIM