Myftiu i Turqisë e kthen makinën zyrtare “për t’u bërë shembull”
Kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez thotë se e ka kthyer makinën e tij zyrtare duke thënë:
Kjo makinë është një varr për mua dhe unë nuk dua të hyjë në varr.
Kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez ka thënë se ai do të kthej makinën zyrtare luksoze e cila dyshohet se është blerë në shërbim të tij.
Në një intervistë me kanalin televiziv privat Haberturk në Ankara, Mehmet Gormez tha të hënën:
Ne do ta kthejmë atë për t‘u bërë shembull.
Dhjetorin e kaluar, një e përditshme turke njoftoi se Kryesia e Çështjeve Fetare kishte blerë një Mercedes me vlerë një milion lira turke, apo afërsisht $ 368,500 (dollar).
Raporti krijoi polemika dhe shumë pyetje janë ngritur nëse kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë duhet t'i jepet një makinë e tillë aq e shtrenjtë. Kryesia e Çështjeve Fetare kishte mohuar raportin dhe tha se makina ishte blerë me paratë e Fondacionit të Dijanetit të Turqisë, i cili i shërben çështjeve fetare.
Kjo makinë është varr për mua dhe unë nuk dua të hyjë në varr, tha Myftiu, Mehmet Gormez, duke shtuar se ai nuk e kishte përdorur makinën, as për një ditë të vetme.
Burimi: World Bulletin