Përshkrimi i Kur'anit më të madh në botë ka përfunduar
Përshkrimi i kopjes më të madhe në Kur’anit të Shenjtë ka përfunduar në qytetin e shenjtë të Meshhed, në Verilindje të Iranit.
Kopja është përshkruar nga mjeshtri iranian Ali Akbar Ghouchani dhe e zbukuruar nga studentët e tij.
Kopja e madhe e Kur’anit, e cila përmban 650 faqe, peshon 3.500 kg dhe ka përmasat 2.5 metra me 1,75 metra, njoftoi Agjencia e Lajmeve IRNA.
Mjeshtri Ali Akbar Ghouchani tha se çdo faqe e kësaj kopje, si kopjet e tjera tipike të Librit të Shenjtë, ka 15 linja, duke shtuar se dy linjat e para dhe të fundit, si dhe linja e mesme është shkruar sipas stilit Sols dhe pjesa tjetër është shkruar sipas stilit Naskh.
Ai, gjithashtu, vuri në dukje se çdo sure fillon me një formë të veçant kaligrafike të Bismilah al-Rahman el-Rahim (Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!), që në kopje është shkruar me dorë në 114 forma të ndryshme të Bismillahit.
Përshkrimi i kopjes së Kur’anit më të madh në botë i mori Mjeshtrit Ali Akbar Ghouchani dhe ndihmësve të tij rreth shtatë vjet për të përfunduar këtë vepër të artit.
Kopja e Kur’anit do të përurohet dhe do të paraqitet për publikun në Muzeun e Ghouchan-it, një qytet pranë Meshhed-it, pakëz më vonë në këtë vit.
Burimi: IQNA News