Kulturë

Autoritetet Muslimane në Gjeorgji ofrojnë libra fetar elektronik

Departamenti i Çështjeve Muslimane në Gjeorgji ka nisur një faqe interneti që ofron libra elektronik (ebooks) me tema të ndryshme fetare dhe Islame.

Sipas Shejh Ramin Igdajev, kreu i departamentit, tha de vizitorët mund të shkarkojnë libra fetare në gjuhë të ndryshme të tilla si anglisht, turqisht, rusisht, arabisht dhe persisht, raportoi faqja islamazeri.az.

Shejh Ramin Igdajev tha se librat, gjithashtu, mund të lexohen në telefonat e mençur me Android OS.

Shumë nga librat e ofruar në faqen e internetit përmbajnë historinë e pejgamberëve (a.s.)

Gjeorgjia është një vend në rajonin e Kaukazit të Euroazisë.

Gjeorgjia ka rreth 500.000 muslimanë,  që përbëjnë rreth  12 për qind të popullsisë së vendit.