Putini paralajmëron Izraelin
Kryetari rus Vladimir Putini paralajmëroi Izraelin që të mos shesë armë Ukrainës, si përgjigje ndaj vendimit të Rusisë që të lejojë shitjen e sistemit antiraketor S-300 Iranit.Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në ndërkohë ka dënuar këtë vendim të Moskës, duke paralajmëruar se me këtë do të stimulohet agresioni rajonal iranian, theksojnë mediat izraelite.”Kjo është zgjidhja e udhëheqësisë izraelite. E drejta e tyre është të punojnë atë që mendojnë se është përkatëse. Nëse (armatimin të cilin duan të shesin) është vdekjeprurëse, mendoj se do të jetë kundërproduktive. Vetëm do të sjell edhe te një raundi konflikti, do të rrisë numrin e viktimave dhe rezultati do të jetë i njëjtë”, përcjellin sot mediat izraelite raportet e mediave ruse nga mbrëmë. Netanjahu sot ka deklaruar se”Izraeli seriozisht është i shqetësuar për shkak të furnizimit rus të Iranit me raketa S-300, gjersa Irani në mënyrë konstante e rrit agresionin në rajon”.
“Izraeli njashtu shikon me shqetësim se këto agresione nuk janë të shenuara në marrëveshjen kornizë me Iranin dhe se marrëveshja përfundimtare nuk është e kushtëzuar me përfundimin e tij”, ka shtuar Netanjahu. Putini dhe Netanjahu për këtë veç kanë biseduar dhe kabineti i Netanjahut ka kumtuar se ai e ka thirrë Putinin të martën e javës së kaluar për të protestuar kundër dorëzimit të sistemit mbrojtës kundër raketor S-300 Republikës Islamike të Iranit. Kremljini ka konfirmuar thirrjen të njëjtën ditë. Në deklaratën e kabinetit të Netanjahut është specifikuar se ai ” ka shprehur habinë e Izraelit për shkak të vendimit... dhe ka thënë kryetarit Putin se ky hap vetëm do të rris agresionin e Iranit në rajon dhe do të destabilizojë sigurinë në Lindjen e Afërt”.
Në përgjigje”Vladimir Putini ka arsyetuar vendimin në kontekstin aktual dhe ka cek faktin se për shkak të karakteristikave teknike dhe taktike sistemi S-300 ka eksluzivisht karakterin mbrojtës dhe nuk paraqet rrezik për Izraelin”, ka cek Kremlini në deklaratën e vet. Zyrtarët ushtarak izraelit konsiderojnë armatosjen e Iranit me raketat ruse pengesë shtesë para sulmit potencial ushtarak në objekte nukleare iraniane. Izraeli konsideron se njoftimi rus është rezultat i drejtëpërdrejtë i marrëveshjes kornizë të fuqive të mëdha me Iranin. Shteti çifut e kundërshton fuqishëm çdo marrëveshjeje me Iranin i cili nuk nënkupton shkatërrimin e aftësive ushtarake të programit nuklear të Iranit.
Sekretari shtetëror i SHBA-ve Xhon Keri njashtu ka shpreh shqetësim me kolegët rus për shkak të vendimit, transmetojnë mediat izraelite. Ushtria amerikane njashtu ka vepruar dhe zëdhënsi i saj koloneli i Pentagonit Stiv Voren ka thënë:
“ Kundërshtimi ynë shitjes së tillë është publik një kohë të gjatë. Besojmë se nuk është me përfitim”.
Irani nga ana e vet ka theksuar se kjo do të mund të sjell zgjerimit të bashkëpunimit dhe ndihmës së stabilitetit në rajon, kanë përcjellur mediat iraniane.Burimi: b92.net