Fe

Islami besimi me rritjen më të madhe në dekadat e ardhshme

Gjatë katër dekadave të ardhshme, Islami pritet të rritet më shpejt se çdo fe të tjetër nga fetë e mëdha në mbarë botën, me popullsi muslimane gati që do të jetë e barabartë me të krishterët në numër dhe në përhapje të popullsisë botërore, sipas parashikimeve të publikuara  të enjten. 

Të krishterët do të mbeten grupi më i madh fetar, në rritje të pasuesve në 2.920.000.000 në vitin 2050, nëse trendet aktuale demografike vazhdojnë. Por muslimanët do të arrijnë 2.760.000.000, duke e bërë secilin grup të besimit me rreth 30 për qind të popullsisë botërore, thonë analistët nga Qendra Pew Research. 

Projeksionet në raportin, E ardhmja e Religjioneve të Botës, janë të bazuara në normat e lindjes dhe vdekjes, modelet e imigracionit dhe normat e konvertimeve fetare, në mesin e informacioneve të tjera të gjetura në regjistrimet, anketimet demografike dhe raporte të tjera, që kërkonin njerëzit për t’u identifikuar se çfarë besimi ata ndjekin.

Pjesa më e madhe e rritjes së Krishterimit dhe Islamit do të ndodhë në Afrikë. Por muslimanët, gjithashtu, do të rriten për t’u bërë deri 10 për qind të popullsisë së Evropës dhe do të kalojnë në numër hebrenjve  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga mesi i shekullit. 

India pritet të mbajë një shumicë hindu, por India do të tejkalojë Indonezinë si shteti me popullsinë më të madhe muslimane në botë. Si një grup, muslimanët janë më të rinj dhe kanë më shumë fëmijë se anëtarët e besimeve të tjera, që ndikon në rritjen e tyre globale, thonë studiuesit.

Ky është raporti më i ri që ka matur se sa Krishterimi në vendet në zhvillim tani e ka lënë pas rritjen e besimit në Perëndim. Nga viti 2050, katër në dhjetë të krishterë do të jenë në Afrikë. Dhe të krishterët nuk do të jetë më shumicë në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Australi.

Brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pjesa e të krishterëve pritet të ulet nga më shumë se tri të katërtat në dy të tretat.

Numri i budistëve do të mbetet pothuajse i njëjtë, por për shkak të rritjes së përgjithshme të popullsisë globale, do të përbëjnë një pjesë të vogël të popullsisë së botës.

Feja Hindu do të rritet për të arritur 1.4 miliard njerëz.

Në të gjithë botën, numri i hebrenjve pritet të rritet me rreth 16 për qind në 16.100.000.

Burimi: ASSOCIATED PRESS