Tituj të rinj Kur'anor do të paraqiten në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Teheran
Shtëpia Botuese Ndërkombëtare Isra do të paraqes rreth 40 libra të rinj Kur'anor dhe fetarë në Panairin Ndërkombëtar të Librit të këtij viti në Teheran.
Vëllimet e Tasnim-it 33 dhe 34 të komentimit të Kur'anit do të jenë në mesin e 40 librave Kur'anore dhe fetare të publikimeve që janë planifikuar të paraqiten në Panairin Ndërkombëtar të Librit.
Komentimi i Kur’anit të Shenjtë është një vepër e madhe e dijetarit nga Kumi, Ajetullah Abdullah Xhevadi Amoli.
Edicioni i 28-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit në Teheran (TIBF) është planifikuar të mbahet në Teheran, në kryeqytetin e Iranit, më 6-
16 maj 2015.
Shumë dashamirë entuziastë të librit, vendas dhe ndërkombëtarë e vizitojnë me shumicë Panairin Ndërkombëtar të Librit i cili mbahet çdo vit në Musalla të Teheranit. .
Mbi 2500 shtëpi botuese vendore dhe 1700 botues të huaj morën pjesë vitin e kaluar, 2014, në panair dhe më shumë se 5 milion njerëz e vizituan Panairin Ndërkombëtar të Librit.