Zgjedhjet lokale dhe foleja e merimangës!
Përsëri erdhën zgjedhjet.
Në folenë e merimangës u shtua doza e acarimit! Doli në shesh ai, krijuesi i folesë. Ai që projektoi rrjetën e shtrrigave. E krijoi për të mbajtur fjalimet e shthurura. Për të krijuar Aleancat e Diplomatike. Për të toksikuar viktimat e veta.
Jo thjesht një piktor, por edhe një arkitekt, një ilustrues i zoti. Një arkitekt që e ka kthyer Selinë e tij në një fole insektesh helmuese e ngjashme me formatin Komunist.
Le të bëjmë një pasqyrim të dy foleve, atë komuniste dhe atë Socjaliste. Enver Hoxha Ishte merimanga e folese komuniste, Edi Rama po ashtu. Ramiz Alia insekt i infektuar nga helmi i tij, selite e vogla po ashtu. Partia Komuniste foleja e rrjetëzuar, partia Socjaliste gjithashtu. Pra, kemi të bëjmë me një dy parti sozi në dy epoka të ndryshme.
Cfarë e bën Edi Ramën të jetë një merimangë e zezë?
Edi Rama harroi se populli e mban mend që ai ka qen kryetar Bashkie. Populli i mban mend reformat e Ramës në krye të Bashkisë. Populli mban mend sa shumë bëri Edi për Tiranën. Përvec një kënge gjimnazistësh dhe disa pallateve të lyera me buzëkuq, populli pa se Edi pallatet i leu vetëm nga ana ballore mbi tullat e vjetëra në rrënim, shtroi trotuaret dhe harroi tu vendoste kapakët pusetave, mbolli ullinjtë në autostrad dhe shkuli pishat nëpër parqe, betonoi Tiranën dhe harroi se lulet ekzistonin. Ishte ai, Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Nuk mjaftoi lëmshi në krye të Bashkisë. Merimanga erdhi të shtrijë rrjetat e saja edhe në selinë e PS-së. Në rrjetën e tij të coroditur, ai krijoi shumë insekte viktima (partitë e vogla). Pasi u hodhi helmin, vendosi të ngrejë kryet mbi atë cka Shqipëria e arriti me mund prej gati 20 vitesh demokraci, mbi zhvillimin dhe demokracinë popullore.
Ky vend ka ecur shumë para, sa të adhurojë regresin. E kush do të donte të kthehej pas, të përjetonte varfërinë??? Kush do ta donte Diktaturën Komuniste??? Kush do të donte në pushtet një njeri që e ka vetshpallur veten Mbret dhe familjen e tij Oborr mbretëror???? Cfarë mund të presim nga një “mbret” me një të shkuar pa histori??? Me një të shkuar pa dinjitet dhe moral??? Me një concept sa një adoleshent??? E vetmja gjë që mund të na falë ky njeri është katastrofa Socjale. Kjo merimangë nuk është gjë tjetër vecse një mutacjon në kordonin socjal për zhvillim dhe integrim. Ai është vet dështimi. Ai është virusi dhe infektimi. Ai është insekti që i trembet mbarë Bota, sepse helmi i tij është aq i rezikshëm , sa edhe një merimangë KRYQ është shumë herë më e dobët në efekt. Një helëm që helmatisi edhe kolegët e tij Deputet duke I zhytur egërsisht në folenë e infektuar po nga vet ai.
I tillë njeri mund të krahasohet vetëm me një vejushë të zezë. Ajo, pasi arrin qëllimin, vret bashkëshortin dhe sundon e vetme folenë e saj. Edi Rama ndjek të njëjtin format. Masakron bashkëpunëtorët dhe sundon i vetëm shtëpinë edhe pasurinë. Sulmoi Doshin e më pas Frrokun, tani radhën e ka Kokëdhima pas rrëshkijes spektakolare që bëri Topi duke u rrokullisur me dëshirën e tij si një top mu në folen e helmatisur të Rilindjes së vdekjes. Një vetëflijim për vetëshpëtim nga merimanga e hakmarrjes. Tipike një vejushë e zezë!
Përse vejushë e zezë dhe jo merimangë e bardhë???
Sepse vejusha e zezë vret bashkëshortët e saj dhe eleminon partnerët duke sunduar në mbretëri absolute. Edi rama masakron gratë dhe eleminon aleatët e tij politikë si në rastin e ndiekjes nga selia e PS-së të Kastriot Islamit me shokë. Tashmë, si kandidat efektiv për Bashkinë e Tiranësh shpalli Erion Veliajn, një merimangë të vogël me helmin më të hidhur pa ilac. Një helëm që, pasi infektoi Ministrinë e Rinisë duke I kthyer në kukulla të mbijetuara robotike, tashmë rrezikohet struktura e Bashkisë dhe qytetarët anembanë Tiranës.
Zgjedhjet po afrojnë. Fare afër me të edhe foleja po bëhet më e rrezikshme. Helmi po fuqizon efektin e tij duke helmuar viktimat pranë e më pas do shpërndahet në viktima e tjera sapo këto zgjedhje të kenë përfunduar sikurse e kërkon merimaga e zezë vejushë e bashkëpunëtorëve të tij bashkëshortë në bashkëqeverisje.