Amerike

Pentagoni thotë se ISIL-i ka humbur 25 deri në 30 për qind të territorit të pushtuar të Irakut

Zëdhënësi i Pentagonit, Kolonel  Steve Warren
Zëdhënësi i Pentagonit, Kolonel Steve Warren

Pentagoni tha se grupi tekfirist, ISIL, ka humbur kontrollin e 25 deri në 30 për qind të territorit që ai ka pushtuar në muajin qershor 2014.

Pas disa muajsh të operacionit ushtarak nga ana e ushtrisë irakene, e mbështetur nga forcat e mobilizuara popullore, pushtimi nga ISIL-i në disa pjesë të vendit është në humbje, tha Pentagoni.

ISIL tani është duke u tërhequr ngadalë prapa, tha zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Steve Warren.

Forcat irakiane të sigurisë dhe  forcat ajrore të koalicionit i kanë shkaktuar pa dyshim disa dëme ISIL-it, shtoi koloneli Steve Warren.

Përveç operacionit të ushtrisë, fushata ajrore, gjithashtu,  ka sulmuar terroristët në të gjithë Irakun dhe nganjëherë edhe në Siri. Që nga muaji gusht, 2014, forcat ajrore të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulmet ajrore mbi 3.244 objektiva të ISIL-it, 1879 në Irak dhe 1365 në Siri.

Territori i humbur i Irakut ka një sipërfaqe rreth 13.000 deri në 17.000 kilometra katrorë (5000 deri 6500 milje katrorë), ka thënë koloneli Steve Warren.

Kryetari amerikan Barack Obama takohet të martën në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrit të Irakut Haider al-Abadi.

Burimi: Al Manar