Universiteti Ndërkombëtar Al-Mustafa ofron 150 diploma në fusha të ndryshme Islame
Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa (AIU) tha se qendra akademik ofron rreth 150 diploma në fusha të ndryshme të shkencave Islame.
Rektori, Huxhet ul-Islam Ali Reza Arafi shtoi se më shumë se 30.000 studentë nga 120 vende janë aktualisht duke studiuar në Universitetin Ndërkombëtar Al-Mustafa (AIU).
Ai tha se rreth 40.000 individë nga vende të ndryshme kanë diplomuar në këtë universitet deri tani.
Sipas Rektorit, Huxhet ul-Islam Ali Reza Arafi, Universiteti Ndëtkombëtar Al-Mustafa, gjithashtu, ofron kurse Islame Online për rreth 3.000 studentë.
Ai, gjithashtu, vuri në dukje se të diplomuarit e Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa (AIU) janë të përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e mësimeve islame në atdheun e tyre, dhe se ata kanë krijuar 500 shkolla dhe shumë kolegje dhe universitete në vende të ndryshme.
Universiteti Ndërkombëtar Al-Mustafa është një Qendër Islame Akademike me qendër në qytetin e shenjtë Kum, në Republikën Islamike të Iranit. Universiteti Ndërkombëtar Al-Mustafa ka 60 degë në vende të ndryshme të botës.
Burimi: IQNA News