Kulturë

Kursi Kur'anor për fëmijë përfundoi në Naxhaf, Irak

Një kurs edukativ Kur'anor me titull Imam Hadi , i cila u mbajt për të rinj irakianë, përfundoi më 5 prill 2015 në qytetin e shenjtë të Naxhafit, Irak.

Sipas faqes të internetit të Astanit  të Xhamisë së Imam Aliut, kursi 9-mujor u mbajt nga Qendra Dar ul-Kur’an Al-Karim në bashkëpunim me Seksionin e Çështjeve Fetare. 

Për 60 nxënës që kanë përfunduar kursin janë dhënë certifikata në një ceremoni përmbyllëse të mbajtur në oborrin e Xhamisë së Imam Aliut.

Hajdar Al-Majali, ekspert i Kur'anit dhe udhëheqës i Kursit Kur’anor, tha se Mekamet (stilet) e këndimit të Kur’anit, parimet e Kur’anit dhe këndimi i Kur'anit me Texhvid  ishin ndër temat e Kursit Kur’anor.

Fëmijët ndërmjet moshës 8 deri në 14 vjeç ka marrë pjesë në kursin e mbajtur me qëllim të ngritjes së një brez të rinj të Kur'anit.

Ai shtoi se Qendra Kur’anore planifikon të vazhdojë programin Kur'anore në formën e kurseve të specializuara në rregullat e leximit të Kur'anit edhe për grupmosha të tjera.

Një numër i nxënësve të Qendrës Dar ul-Kur'an të cilët patën sukses për të mësuar përmendësh disa xhyza (pjesë) të Kur'anit të Shenjtë u shpërblyen në margjinat e ceremonisë.

Burimi: IQNA News