Deklarata e Papës është kundër Turqisë dhe myslimanëve
“Po të mos ishin faktorët e
jashtëm nuk do të vinin gjer në ngjarjet tragjike të vitit 2015”, ka deklaruar
të dielën në mbrëmje kryeministri turk Ahmet Davutoglu, duke reaguar në
deklaratën e Papës, gjatë meshës së mbajtur viktimave armen të vrarë në vitin
1915, i cili këtë ngjarje e quajti
“gjenocid”.” Nuk i përshtatet papës që të flet njëanshëm për këtë, të bashkëndiejë vetëm për një pjes të dhimbjes njerëzore, ndërsa dhimbjen tjetër të mos e përmend”, ka thënë Davutoglu në Stamboll. Detyra e parë e liderit fetar është të thërras njerëzit në bashkim, paqe dhe bashkëjetesë, e jo të krijojë konflikte të reja me diskutime historike, ka përkujtuar kryeministri turk. “Për fat të keq, ndoshta deklarata e sotshme është thënë në bazë të mosnjohjes të asaj pjese të historisë apo mungesës së kompetencës”, ka thënë Davutoglu, duke cek se Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë të dielën ka publikuar kumtesën e saj lidhur me deklaratën e papës, dhe se ambasadori i Vatikanit në Ankara është thirrur në bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë.
“Dua të thërras papën e respektuar dhe tërë botën krishtere, në rast se do të hapim diskutime historike, atëherë lidhur me këtë çështje më së shumti duhet të turpërohen ata në Evropë. Turqia ishte strehë për hebrenjtë dhe myslimanët të cilët iknin nga Spanja nga gjyqi inkuizitor dhe aktgjykimet tjera. Kjo ishte para 500 vitesh. Atëherë Stambolli ishte qytet në të cilin në paqe jetonin Turqit, Armenët, Grekët, myslimanët, krishterët dhe hebrenjtë, edhe i tillë ka mbet. Dhimbja, posaçërisht ajo e cila përjetohet në luftë, kur të ndahet, kuptohet në mes vete dhe i dilet në takim me ndjenja të ndershme, ai lind një mjedis i qetë. Shembull i mirë është paqja dhe miqësia në mes Turqve, Australianëve dhe Zelandasëve pas dhimbjes në Galipolë gjatë luftës në Çanakale”, ka deklaruar kryeministri turk.
“Deklaratat e papës janë të pavërteta dhe papajtueshme, nuk janë vetëm komentimi i gabuar i historisë, pranimi i njëanshëm i dhimbjes së një grupi, dhe mbulimi i tjerëve dhemb, dhe se njëkohësisht dhënia e përparësisë racizmit në rritje në Evropë, është akuzë kolektive e myslimanëve dhe Turqisë. Vitin e kaluar kryetari ynë i nderuar Erdogan, e sivjet unë, kemi dhënë deklarata me zemër të hapur lidhur me ngjarjet e vitit 1915, dhe kemi treguar qëndrimet tona. Në vitin 2005 kemi apeluar, e më vonë kur kemi nënshkruar protokolet kemi përsëritur apelin. Ejani, Turqit dhe Armenët, të fillojmë një periudhë të re në mes Turqisë dhe Armenisë. Ngjarjet nga viti 1915, të i mbajmë në kujtimin e përbashkët dhe të ndajmë dhimbjen e përbashkët, të fillojmë periudhën e re të miqësisë”, thotë kryeministri turk.
“Të hapim arkivat tona. Të marrim në shqyrtim çdo diskutim historik, por nuk ka përfitim që të hapin arkivat ata të cilët shpirtrat i kanë të mbyllur. E gabuar është tendenca sot që myslimanëve, posaçërisht turqve, në mënyrë kolektive dëshirohet të atribuohet fajësia, bash në periudhën e racizmit dhe antiislamizmit. Shpresojmë që qëndrimet e papës së respektuar, për të cilat ka fol kur ishte në Turqi, ishin të ndershme, dhe se prapë do të shqyrtojë qëndrimin të cilin e ka paraqitur”, ka thënë Davutoglluja, duke theksuar se liderët politik këtë temë mund të provojnë të shfrytëzojnë, por nga liderët fetar pritet të thërrasin në paqe dhe bashkëjetesë.

Burimi: Al Jazeera