Unaza ndërfetare në San Francisko i mbron muslimanët
Duke treguar solidaritet me muslimanët në San Francisko, dhjetra banorë dhe udhëheqës fetarë formuan një unazë ndërfetare rreth një xhamie pas namazit të xhumasë për të mbështetur pakicën fetare nga rritja e Islamofobisë.
Grupet lokale ndërfetare, duke përfshirë edhe të Këshillit Ndërfetar të Contra Costa County, Këshillit Ndërfetar të San Ramon Valley u mblodhën së bashku për të organizuar ngjarjen e së premtes.
Organizuar nga grupet lokale ndërfetare, zinxhiri njerëzor u ndoq nga më shumë se 200 njerëz të cilët rrethuan Qendrën Islamike në San Ramon Valley.
Pas namazit të Xhumasë, njerëzit u mblodhën brenda xhamisë për të dëgjuar fjalimet e muslimanëve, hebrenjve dhe të krishterëve rreth bashkëjetesës fetare duke nënvizuar ngjashmëritë ndërmjet besimeve.
Ne jemi duke thënë tani për tani se ne jemi duke qëndruar kundër Islamofobisë në komunitetin tonë, tha të premtën më 27 mars 2015, Rabbi Daniel Goldblatt, themelues i Këshillit Ndërfetar të San Ramon Valley, . ”Ne të gjithë jemi në këtë ndërmarrje njerëzore së bashku.
Ne jemi duke pranuar se është një komunitet i tërë që jeton në frikë nga dhuna ndaj tyre, tha Rev. Will McGarvey, drejtor ekzekutiv i Këshillit Ndërfetar të Contra Costa County, një prej organizatorëve të ngjarjes.
Unaza e solidaritetit vjen disa javë pas të shtënave fatale, vrasjes të tre muslimanëve në Chapel Hill, dhe incidente të tjera.
Që nga sulmet e 11 shtatorit 2001, muslimanët amerikanë, vlerësohen në mes 6-8.000.000, janë të diskriminuar në shoqëri për shkak të besimt Islam apo identitetit.