İran

Arrihet marrëveshja kornizë për programin nuklear iranian

Në Lozanë të Zvicrës është rënë dakord për deklaratën e përbashkët të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore lidhur me programin nuklear iranian, por teksti i marrëveshjes akoma nuk është publikuar. Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini në konferencën e përbashkët me kolegun e saj iranian Muhamed Xhavad Zarifin ka deklaruar se Irani dhe fuqitë botërore kanë arritur marrëveshjen kornizë për çështjet kruciale të marrëveshjes së ardhshme përfundimtare lidhur me programin nuklear iranian.

Irani do të zvogëlojë prodhimin e energjisë nukleare në një elektranë, gjersa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin sanksionet kundër Iranit, kur Kombet e Bashkuara do të miratojnë konkluzat e marrëveshjes së sotshme.

“Pasi që Irani konsiston në programin nuklear paqësor, kapacitetet e pasurimit të tij të uraniumit, niveli i pasurimit dhe rezervat do të kufizohen në afatin konkret, dhe se nuk do të ketë uzinë tjetër nukleare përveç Natanzit. Hulumtimi iranian dhe zhvillimi i centrifugave do të kryhet sipas planin të arritur. Uzina e Fordowit do të transferohet nga programi i saj i pasurimit të uraniumit në qendrën teknologjike fizike dhe nukleare. Bashkëpunimi ndërkombëtar do të zbatohet në fushat e dakorduara të hulumtimit. Nuk do të ketë kurrfarë materiale fuzike në uzinën e Fordous. Me forcat e përbashkëta ndërkombëtare do të ndihmohet Irani në rindërtimin dhe ndryshimin e reaktorit të modernizuar të ujit të rëndë në Arak i cili nuk do të prodhon plutonium për armë nukleare. Nuk do të ketë përpunim , ndërsa karburantet do të eksportohen” ka deklaruar Mogherini.

Kolegu i saj iranian, ministri i punëve të jashtme Muhamed Zafiri ka thënë se marrëveshja kornizë paraqet fitoren e dyanshëm në politikën ndërkombëtare. “Ky është vizioni i bazuar në ndërprerjen e të gjitha sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit. Në ndërkohë programi nuklear iranian do të vazhdojë. Por do të ndërmarrim aksionet e caktuara dhe hapat të cilët do të kënaqin bashkësinë ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Mogherini ka thënë se marrëveshja kornizë është themel i marrëveshjes përfundimtare e cila do të duhej të arrihet gjer më 30 qershor. Agjencioni ndërkombëtar për energjinë atomike(IAEA) do të mund të kontrollojë atë se çfarë do të ndodh në Iran. Mogherini ka thënë se Bashkimi Evropian do të shfuqizojë të gjitha sanksionet ekonomike dhe financiare ndaj Iranit lidhur me programin e tij nuklear. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar që të ngrijnë sanksionet e veta ndaj Iranit.

        

Kryetari amerikan Barack Obama ka deklaruar në Washington se Irani ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe se pas disa muajsh diplomacie të fortë është arritur marrëveshja kornizë.        

“Besoj se kjo marrëveshje kornizë do të sjell gjer te marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse e cila shtetin tonë, aleatët dhe botën do të bëjë më të sigurtë”, ka thënë Obama. Kryetari amerikan ka thënë se Irani nuk do të mund të vijë gjer te plutoniumi pasi që nuk do të mund të ndërtojë armë të tillë. “Reaktorët do të çmontohen. Karburantet do të largohen nga Irani. Irani nuk do të shfrytëzojë karburantet nga reaktorët ekzistues. Kjo marrëveshje kornizë e parandalon Iranin të shfrytëzojë uraniumin e pasuruar. Ata kanë pranuar që të zvogëlojnë centrifugat e tyre për dy të tretat. Nuk do të pasurojnë uraniumin në centrifugat e tyre të përparuara në 10 vitet e ardhshme. Pjesa e madhe e arsenalit do të neutralizohet”, ka deklaruar Obama.

 Ai ka thënë se Irani është pajtuar të mos shfrytëzojë programin për ndërtimin e armës nukleare, ndërsa inspektorët ndërkombëtar do të kenë qasje të plotë në të gjitha objektet nukleare, si dhe në zinxhirin e tyre furnizues.

Burimi: Al Jazeera