Plasin puset e naftës në marinzë. Në rrezik e ardhmja minerale
Prej ditës së djeshme kanë plasur puset e naftës në Marinzë të Patosit të qytetit të Fierit ku si pasojë janë shkaktuar dëme të rënda materiale. Disa dhjetra banesa kanë pësuar dëme në konstrukt dhe disa familje rrezikohen të mbeten pa shtëpi, mbi të gjitha rrezikohet edhe jeta e tyre. Ndërkohë situatës së shkaktuar, qeveria shqiptare mban qendrim reklamus duke premtuar se do të ndihmojnë familjet për mos tu bërë pre e shpërthimeve. Dihet se ndihma që mund tu vijë këtyre familjeve do të jetë e barazvlefshme me ndihmat e përmbytjeve madje edhe më e pakët duke ditur faktin që Qeveria, në periudhën e përmbyjeve, nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme sepse dëshironte të hante fondet e ardhura nga vende e tjera aleate pavarësisht se një gjë e tillë ju kërkua si nga populli, por edhe nga diplomatët e huaj.
Dihet se në Marinzë, për më shumë se 20-vjet, nafta u shfrytëzua nga firma Kanadeze për përfitime personale, por kur shfrytëzohet naftë pa limit vihet në rrezik prodhimshmëria e tokave përreth dhe dëmtohen bazamentet e nëntokës. Si rrjedhojë ndodhin rrëshkitjet e dherave, pllakëzat e naftës pësojnë lëkundje duke shkaktuar shpërthime dhe më pas rrezikohe cdo gjë përreth tyre, madje edhe vet pjelloria e tokës për bujqësi.
Kjo situatë është anashkaluar nga cdo qeveri që ka udhëhequr Shqipërinë. Nuk është miratuar kurrë një projekt i posacëm për shfrytëzimin e naftës apo të kromit në Shqipëri. Një shfrytëzim i kontrrolluar edhe me projekt do të sillte fitime të konsiderueshme për vendin, madje do të kishte arritje nëse do të evakuohej vendi ku ka prodhim nafte nga banorët dhe të shpallej si zonë e pabanuar. Një Plan-Projekt do ishte mëse i nevojshmë për të ringjallur, ose “Rilindur” pasurinë minerale në vend. Firmat Kanadeze kanë përfituar shumë nga kjo pasuri dhe si shpërblim kanë paguar vec disa taksa në shtet edhe disa rroga për punonjësit e tyre. Pasojat nuk janë marrë në konsideratë të verbuar nga paratë e kompanisë. Para të cilat rreziikojnë prodhueshmërinë dhe burushmërinë e pasurive minerale në tokën tonë, madje dhe pasurinë bujqësore. Për disa para më shumë vihet në rrezik pasuria e një brezi të tërë popullsie në dekada apo shekuj.
Shqipëria ëshë zilepsur nga shumë shtete të botës, përfshirë këtu edhe Amerikën e cila kishte pasurinë natyrore shkak kryesor të hapjes së porave me Amerikën apo inegrimin e Shqipërisë në NATO. Më pas, fitimet që merr ky shtet, duke futur cepash motrën e saj Kanadanë me firmat përfaqësuese, janë të panumërueshme që mun di kalojnë shumat në miljona dollar për vit.
Amerika, dihet Botërisht, se është një ndër lakmitaret më të fuqishme të Botës përsa i përket pasurive minerale. Arsye për të cilën ajo goditi qeveritë Aziatike duke shpallur një Luftë të Tretë Botërore të padeklaruar prej vitesh e cila nuk dihe ku dhe kur do ta ketë fundin. Për hatër të kësaj pasurie, ne po lakmohemi edhe nga shtete të tjera fqinje apo aleate në të gjithë Botën. Nuk duan popullin shqiptar, por pasurinë shqipare. Nuk pranojnë popullin shqiptar të integrohet në shtetet e tjera duke i detyruar ë jetojnë të izoluar brenda kufijve të veta pa të drejta integrimi si cdo shtetas tjetër, por duan edhe integrojnë vendin për të pasur lirmshmëri hyrje-dalje në tokat tona. Madje ju japin të dreja vetes të tyre të fusin hundët edhe duart në vendimet reformale të zhvillimit socjal edhe urban të vendit duke bërë si duan ata por pa të drejta të barabarta me ta apo popullin e tyre. Nuk duan popullin, por paratë e popullit nga pasuritë minerale që ne e kemi dhuratë nga Zoti. Trajtohemi si popull i padëshiruar për vet faktin se kemi pasuri super të dëshiruar. Kjo për faj të qeverive tona korruptive që blihen me para nga ambicjet botërore duke shtypur me këmbë interesoat e popullit shqiptar me mburrka lartë e poshte se “ne po bëjmë atë që nuk e bën asnjë Hero tjetër”!!! Në fund, kur ndodhin ngjarje si kjo e djeshmja, dalin me klasicizma përdredhjesh, sërisht gjënjeshtare edhe mashtrruse, se do rregullojnë gjithcka dhe do sistemojnë gjërat sikurse ishin duke dëmshpërblyer popullin. Të thëna me të bëra larg njëra-tjetrës si kjo e Institutit Bujqësor të cilëve ju takonin banesa socjale në Shkozë dhe pasi premtuan që do ua shpëërndanin familjeve në nevojë, hodhën poshtë projektin me Këshill Bashkiak, lanë pa drita dhe pa ujë banorët për më shumë se 2 muaj edhe vazhdojnë ende sot, dhe i rrahën në mënyra makabre kërrcënuese për mos të dalë në protesta.
Qeveri zhgënjyese dhe vrasëse e popullit të saj me aleatë zhgënjyes dhe përfitues të situatave të rrëmujshme për ineressa personale pa ndërhyrë në thirrjen e popullit për ndihmë duke sjellë si përgjigje heshtjen ofenduese. Një heshtje e cila do vazhdojë të vrasë sikurse shpërthimi i puseve të naftës vrau dje jeën e bujqësisë në Marinzë, jetën e brezave të së ardhmes së gjithë Jugut të Shqipërisë.