Komuniteti musliman në Belgjikë flet kundër radikalizmit
Komuniteti lokal musliman në Belgjikë bën thirrje për rekrutimin e imamëve që mund të edukojnë të rinjtë rreth fesë.
Ndërsa zyrtarët e BE-së bëjnë thirrje për rritjen e sigurisë dhe të metodave kundër radikalizmit, komuniteti lokal musliman në kryeqytetin e Belgjikës, në Bruksel u kërkoi zyrtarëve evropianë të mos e lënë rininë e saj në terr.
Kastit Mustafa, një imam në një xhami lokale në Bruksel, tha se komunikimi me rininë muslimane në Evropë është vendimtar.
Imami, Kastit Mustafa është një nga disa ekspertë të tjerë të fesë i cili foli në një konferencë anti-radikaliste në Bruksel të martën.
'' Rinia muslimane në Belgjikë ndihet e përjashtuar nga shoqëria, jo vetëm në aspektin e papunësisë, por edhe në aspektin e lirisë fetare dhe të kulturës së tyre, '' tha Mustafa.
Kamel Meziti, anëtar i Këshillit të Nismës Evropiane Muslimane për Kohezion Social (EMISCO), tha se rekrutimi i imamëve është i rëndësishëm sepse ka një mungesë të imamëve në Evropë që mund t’i edukojnë të rinjtë në lidhje me fenë e tyre.
Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit dhe Dhunës Politike, rreth 300 njerëz kanë lënë Belgjikën në dy vitet për të luftuar në Siri.
Organizata Think Tank me qendër në Londër tha se Belgjika ishte një nga shtetet më të goditura të Evropës Perëndimore, që furnizoi 27 luftëtarë për çdo milion të popullsisë së tyre.
Vejsel Filiz, zëdhënës për EMISCO, tha se një sistem shkollor që drejton fëmijë të vegjël nga komunitetet muslimane larg nga elementet ekstremiste dhe në drejtim të sjelljes së përgjegjshme është e rëndësishme.
''Kjo do t’u japë fëmijëve muslimanë një ndjenjë të vetë përkatësis[ fetare dhe fëmijëve jomuslimanë informacionin e tyre shtesë, '' tha Vejsel Filiz.