Radio Gjermane transmeton program me komente të Kur’anit
Një radio stacion gjerman planifikon të transmeton një program me komente të Kur'anit.
Programi do të
transmetohet duke filluar nga dita e xhuma, më 6 mars 2015, raportoi faqja Rasad
website.
Në çdo episod, një ajet nga Kur'ani i Shenjtë do të lexohet dhe pastaj do të
komentohet nga një autoritet i lartë musliman për katër apo pesë minuta.
Sipas producentit, radio programi synon të promovojë mësimet e Kur'anit dhe Islamit.
Gjermania ka popullsinë më të madhe muslimane në Europën Perëndimore pas Francës.
Përafërsisht 3 milion deri në 3.500.000 muslimanë jetojnë në Gjermani, shumica e tyre janë me prejardhje turke.
Burimi: IQNA News