Iraku

Ekspozita në Stamboll paraqet unitetin e muslimanëve shia-sunni të Irakut

Gazetari irakian, Abu Salah Mahdi ka hapur një ekspozitë fotografike në Stamboll ku paraqet luftën e Irakut kundër grupit terrorist ISIL.

Me titull ”Qëndresa Heroike e Popullit Irakian Kundër ISIL-it”, Ekspozita Fotografike paraqet rezistencën e përbashkët të guximshme të muslimanëve shiitë dhe sunnitë të Irakut kundër grupit tekfiristë, ISIL.

Qendra për Çështje Rinore në bashkëpunim me Lëvizjen Zejnebije janë organizatorë të ekspozitës.

Gazetari irakian, Abu Salah Mahdi në një intervistë me një faqe të internetit të Turkish Shia website  theksoi se muslimanët shiitë  dhe muslimanët sunnitë në Irak janë duke e luftuar bashkarisht ISIL-in.

Terroristët e ISIL-it, shumë prej të cilëve ishin trajnuar fillimisht nga Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës (CIA)  në Jordani në vitin 2012, për të destabilizuar qeverinë siriane, tani kontrollojnë pjesë të Irakut dhe Sirisë fqinje. Ata kanë qenë të angazhuar në krime kundër njerëzimit në zonat nën kontrollin e tyre.

Ushtria irakiane, e përkrahur nga vullnetarët shia dhe sunni kanë  kryer ofensiva për të çliruar zonat e pushtuara nga grupi terrorist, ISIL.