Veprimi sipas mësimeve të Kur’anit çon në shpëtim
Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani theksoi se duke vepruar sipas mësimeve të Kur'anit të Shenjtë çon në shpëtim si në këtë botë dhe në botën tjetër.
Ai e bëri këtë koment në një takim të shtunën me një vajzë tetë vjeçare e cila e ka mësuar tërë Kur'anin përmendësh.
Kryetari, Hassan Rouhani i përshkroi familjet e anëtarëve të cilët kanë lidhje të ngushtë me Kur’anin si burime të nderit për vendin.
Familjet e tilla janë model për të gjithë vendin, tha ai në vazhdim.
Huxhet ul Islam Hassan Rouhani në këtë takim, gjithashtu, theksoi nevojën për zhvillimin e mëtejshëm të kulturës Kur'anore në Iran.
Hannaneh Halfi ka arritur të mësojë të gjithë Kuranin përmendësh në moshë të re.
Tre anëtarë të tjerë të familjes së saj janë, gjithasht, hafizë të Kur’anit.
Burimi: IQNA News