Islami thekson përgjegjësinë e njerëzve ndaj mjedisit
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei theksoi rëndësinë që Islami i kushton mbrojtjes së mjedisit.
Në një takim të dielen me zyrtarët e mjedisit dhe burimeve natyrore të Iranit, Udhëheqësi Suprem tha se Islami dhe fetë tjera hyjnore kanë theksuar gjithmonë nevojën për qeniet njerëzore që të ndjehen përgjegjës ndaj natyrës.
Takimi u zhvillua me rastin e Javës së Burimeve Natyrore, e cila është shënuar çdo vit në Iran me qëllim për t’u ndërgjegjësuar, për t’u përkujdesur, për t’i mbrojur burimeve natyrore dhe mjedisin.
Ajetullah Sejjid Ali Hamenei i referohet sfidës së mjedisit si sfidë e përhapur në botë, por vuri në dukje se shumica e problemeve mjedisore janë të parandalueshme dhe të zgjidhshme.
Shkëlqesia e tij përsëriti, gjithashtu, rolin e popullit në mbrojtjen e mjedisit.
Në një fjalim të vitit të kaluar, Ajetullah Hamenei bëri thirrje për t’i rritur të gjithë përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit në Iran, dhe kërkoi ndërprerjen e dëmit mjedisor të shkaktuar nga ndërtimet e reja.
Lideri Suprem, gjithashtu, e vlerësoi punën e të gjithë personelit të cilët janë të angazhuar në zhvillimin e hapësirës së gjelbër të vendit, dhe tha: Unë kërkoj nga zyrtarët dhe tërë njerëzit që të kujdesen për çështjen e hapësirës së gjelbër, dhe mos ta lëmë vendin dhe jetën e njerëzve të privuar nga kjo dhuratë e përsosur nga Allahu.