Turqi

Oxhalani bëri thirrje për paqe me Turqinë

Lideri kurd që gjendet në burg Abdullah Oxhalani ka bërë thirrje luftëtarëve të vet të mbajnë kongresin në të cilin do të marrin vendimin për përmbylljen e kryengritjes së tyre kundër shtetit turk, porse akoma nuk e shpalli përfundimin e luftës. “Lufta e Lëvizjes sonë 40 vjeçare është e përmbushur me vuajtje. Ajo nuk ishte e kotë, por është bërë e pamundur”,
 ka thënë Oxhalani në mesazhin e tij, të cilin dy politikanët kurd e kanë lexuar në kremtimin e vitit të ri kurd. Mijëra kurd janë tubuar në Diarbakir, qytet në juglindje të Turqisë që të dëgjojnë mesazhin e udhëheqësit të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK-së).
 
Nga koha kur ishte akoma kryeministër, e tani presidenti turk Rexhep Tajjib Erdogan ka nisur në vitin 2012 bisedimet me Oxhalanin me qëllim të përfundimit të kryengritjes e cila morri 36.000 viktima dhe  shkatërroi ekonomin e rajonit juglindor të Turqisë. “Historia jonë dhe populli jonë duan nga neve zgjidhje demokratike dhe paqe në kuadër të rrjedhave të kohës”, ka thënë Oxhalani dhe ka thirr PKK-në të caktojë “strategjinë politike dhe shoqërore të harmonizuar me rrjedhat e periudhës së re”. Presidenti turk Rexhep Tajjib Erdogan e ka përshëndetur thirrjen e Oxhalanit që të përmbyllet kryengritja e gjatë 30 vjeçare kundër shtetit turk.
 
“Dua që Nevruzi, ardhja e pranverës të ringjall shpresat për vëllazëri dhe paqe në zemrat tona. Shpresoj se nuk do të ketë më lotët e nënave. Le të jetë ky gurrë themel për paqe dhe solidaritet, e jo sikurse të Nevruzave nga e kaluara, të djegieve dhe shkatërrimeve”, ka porositur Erdogani.
 
“Në thelb, atë që Abdullah Oxhalani ka porositur është versioni më i fortë i deklaratës të cilin e ka dhënë para disa javësh, ftesë në të cilin ka bërë thirrje PKK-së të mbajë kongresin dhe të çarmatoset”, lajmëron nga Diarbakiri gazetari Bernard Smith. Smithi lajmëron se procesi paqësor po zgjat më shumë se dy vite, por është ngadalësuar para se gjithash për shkak të perceptimit kurd që qeveria turke po prolongon me zbatimin  e reformave të premtuara, dhënies së drejtave kurdëve, bile edhe një shkallë të autonomisë rajoneve kurde në Turqi. “Akoma nuk është caktuar data e mbajtjes së kongresit të përmendur dhe pak është e sigurt se PKK-ja do të çarmatoset, thjesht se do të dorëzojë armët. Njëri nga shkaqet është se Kurdët aktualisht po luftojnë edhe kundër grupit të shtetit islamik të Irakut dhe Sirisë. Qeveria turke e cila do përkrahjen e kurdëve që të ndryshohet Kushtetuta e Turqisë, duhet të bind ithtarët e vet se ky proces paqësor do të sjell rezultate afatgjate.
Para dy vitesh Oxhalani, i cili është në burg që nga viti 1999 në një ishull afër Stambollit, ka shpallur ndërprerjen e zjarrit në deklaratën e shkruar dhe ka porositur se “ ka ardhur koha që pushkët të ndalen, dhe politika të flas”.
 
Dy muaj më vonë luftëtarët e tij kanë nis të tërhiqen në Irak, në kuadër të marrëveshjes e cila ka paraparë avancimin e drejtave të Kurdëve, të cilët janë rreth 20 % nga gjithsejtë 78 milion banorë të Turqisë. PKK-ja luftën e armatosur për realizimin e shtetit të pavarur kurd në juglindje të Turqisë ka filluar në vitin 1984. Tani këto kërkesa janë zbutur dhe kërkojnë autonominë e pushtetit lokal, arsimimin në gjuhën kurde dhe revidimin e ligjvënies që ka të bëjë me sigurinë.
 

Burimi: Al Jazeera