Shejhu i Al-Az’har i gatshëm të takohet me autoritetet muslimane shiite irakiane për të rritur Unitetit Islamik
ShejhAhmed al-Tajjib, Shejh i Qendrës Islamike Al-Azhar të Egjiptit tha se është gati për të shkuar në Irak dhe do të takohet me autoritetet fetare muslimane shi’ite të Irakut.
Ai tha se do të shkojë në Irak dhe të zhvillojë bisedime me autoritetet fetare muslimane shiite të Irakut me qëllim të rritjes së afërsinë mes muslimanëve shi’itë dhe muslimanëve sunnitë dhe për të diskutuar rreth luftës kundër grupeve terroriste si ISIL-i.
Shejh Ahmed Karima, një studiues i Al-Az’harit i cili kishte bërë më herët një udhëtim në Iran dhe u takua me autoritetet iraniane në qytetin e shenjtë të Kumit, përshëndeti vendimin e Shejh Ahmed al-Tajjib-it.
Komentet e Shejh Ahmed Al-Tajjibit vijnë pak ditë pas akuzave të Qendrës Islame të Al-Az’har-it kundër forcave vullnetare muslimane shi’ite që po luftojnë së bashku me ushtrinë e Irakut kundër terroristëve të ISIL-it tërhoqi kritika të mëdha.
Në një deklaratë të ditës së mërkurë, Qendra Islame e Egjiptit, Al-Az’hari, shprehu shqetësime mbi atë që ajo e quajti krimet e kryera nga forcat shi’ite që mbështesin ushtrinë irakiane në operacionet e saj aktuale kundër ISIL-it.
Al-Az-hari i ka dënuar si barbare, ato që i quajti krime në qytetet me shumicë sunnite që u çliruan nga pushtimi i ISIL-it.
Autoritetet e larta irakiane hodhën poshtë akuzat dhe i kërkuan Qendrës Islamike Egjiptiane të Al-Az’harit të mos mbështeten në informacionin e pabazë.
Ata i bënë thirrje udhëheqësve të Al-Az-harit për të ardhur në Irak dhe të shohin realitetin me sytë e tyre.
Në ofensivën e tyre kundër grupit terrorist ISIL, trupat e ushtrisë irakiane të mbështetura nga forcat vullnetare kanë rimarrë disa qytete dhe zona nga militantët tekfiristë.
Terroristët e ISIL-it tani kontrollojnë pjesë të Irakut dhe Sirisë fqinje. Ata kanë qenë të angazhuar në krime kundër njerëzimit në zonat nën kontrollin e tyre.