12 turistë të krishterë e përqafuan Islamin në Xhaminë e Imam Rizait
Muhammed Xhevad Hasheminexhad tha se tetë prej tyre ishin gra nga Gjermania, Suedia, Bjellorusia, Polonia, SHBA-ja, Danimarka dhe Rusia dhe katër burra nga Norvegjia, Kameruni, Holanda dhe Irlanda.
Drejtori i për Çështje të Vizitorëve jo-iranian i Xhamisë së Imam Rizait tha të martën se 12 turistë të huaj e pranuan fenë Islame në Xhaminë e Imam Rizait këto ditë, në fund të vitit, sipas Kalendarit Iranian.
Ai tha se muslimanët e rinj janë të moshës në mes të 21 dhe 51 vjeç dhe asnjëri prej tyre nuk jeton në Iran, me përjashtim të bashkëshortëve, tre prej tyre jetojnë në Iran.
Udhëheqësi i Xhamisë shtoi se të gjithë këta persona kanë arsim akademik dhe se duke studiuar libra islame, ishin të interesuar për Islamin dhe se kanë miqë iranianë apo malajzinë, duke vizituar Xhaminë e Imam Rizait nga ndjenjat shpirtërore në Xhaminë madhështore ishin inkurajuar për të përqafuar fenë Islam.
Muhammed Xhevad Hasheminexhad tha se 4.500.000 turistë jo-iranianë kanë vizituar Xhaminë e Imam Rizait gjatë këtij viti, në mesin e tyre rreth 100.000 turistë të cilët nuk ishin musliman.
Ai theksoi se zhvillimet e fundit në rajonin e Lindjes së Mesme, nxitën interesimin për të vizituar Xhaminë e Shenjtë dhe numri i vizitorëve ka qenë në rritje të vazhdueshme.
Rreth 25 milionë vizitorë çdo vit e vizitojnë Xhaminë e Imam Rizait në Mashhad, Iran.