Hapet Qendra Kur'anore për fëmijë në Adana, Turqi
Një Qendër Kur’anore u themelue në Adana të Turqisë.
Sipas faqes të internetit të Departamentit për Çështje Fetare të Turqisë, Dijanet, qendra është ngritur nga Qendra Dar-al-Ifta e qytetit Feke.
Qendra Kur’anore synon të promovojë mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë, hivzin, dhe Mësimet Islame për fëmijët.
Prindërit e kanë mirëpritur inaugurimin e qendrës, duke thënë se ajo ju bënë të mundshme arsimimin fetar të fëmijëve të tyre dhe do të kontribuojë në rritjen e veprimtarive të tyre shoqërore.
Ndërsa inaugurimi i qendrës ka qenë i pranuar mirë nga qytetarët, Qendra Dar-al-Ifta ka planifikuar të mbajë më shumë Kurse Kur'anore në këtë qendër në vitin të ardhshëm.
Turqia është një vend me shumicë muslimane. Sipas statistikave qeveritare, më shumë se 99 e popullsisë turke është muslimane.