İran

Rasti për marrëdhënie të reja me Iranin

Presidenti amerikan Barack Obama ka dërguar mesazhin e posaqshëm popullit iranian dhe lidershipit të tyre, në të cilin ka theksuar se ky vit paraqet”rastin më të mirë në disa dekada” për vendosjen e marrëdhënieve të reja në mes dy vendeve. Ai ka thënë se në bisedimet nukleare mes fuqive perëndimore dhe Iranit është arritur progres por akoma mbesin disa dallime.”Ky rast ndoshta nuk do të përsëritet” ka thënë Obama në mesazhin e dërguar me rastin e kremtimit të vitit të ri iranian Nevruzit. Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se “ditët dhe javët e ardhshme do të jenë kritike” për arritjen e marrëveshjes”.”Bisedimet tona kanë arritur progres, por akoma ka dallime. Ka njerëz në të dyja vende, por edhe në vende tjera të cilët po kundërvihen zgjidhjes diplomatike. Mesazhi im për juve popull iranian është se së bashku duhet të merremi për ardhmërinë të cilin e duam. Ky vit paraqet rastin më të mirë në disa dekada për vendosjen e marrëdhënieve të reja në mes dy vendeve tona” ka shtuar Obama.

Obama ka thënë se” dy kombe kanë rastin historik që çështjen e mosmarrëveshjeve të zgjedhin në mënyrë paqësore, është gjasa të cilin nuk duhet lëshuar”, dhe shtoi se” ekziston mënyra që Irani do të bind botën se nuk e do armën nukleare, e cila do të i sjell mundësi më të mëdha”. “ Nëse liderët iranian nuk e zgjedhin atë rrugë, iranianët do të mbesin të izoluar dhe të privuar nga mundësit globale”, ka porosit Obama. Më parë sekretari shtetëror amerikan John Kerry ka kumtuar se ka progres në bisedimet e rënda të cilin fuqitë e mëdha  dhe Irani janë duke biseduar lidhur me programin nuklear iranian të diskutueshëm. “Bisedojmë lidhur me disa pyetje të vështira, por kemi arritur progres” ka thënë papritmas John Kerry disa gazetarëve pas bisedimeve me delegacionin iranian në Lozanë. Kerry i cili nuk ka dhënë deklarata pasi që të dielën ka arrit në Zvicër, dhe ka thënë se nuk e di se gjer kur delegacioni amerikan do të mbetet në Lozanë. Në Zvicër janë duke u zhvilluar rundi i ri i bisedimeve të grupit 5+1(Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania e madhe, Franca dhe Gjermania) dhe Irani me shpresë se do të arrijnë marrëveshjen politike për programin nuklear iranian gjer më 31 mars apo para vitit të ri iranian, 21 mars. Por, evropianët dhe amerikanët nga fillimi i javës dyshojnë në gjasat e përfundimit të marrëveshjes, gjersa pala iraniane kryesisht është optimiste. ”Bisedimet po  përparojnë, edhe pse akoma ka shumë punë”, ka thënë të enjten ministri iranian i punëve të jashtme Muhamed Zarifi.

Burimi: Al Jazeera