Rindërtimi i Gazës vështërsohet nga bllokada e Egjiptit
Autoritetet egjiptase nuk kanë lejuar dërgesën e materialeve ndërtimore nga territori i tyre, gjë që për tri here e ka rritur çmimin e ndërtimit. Ambasadori i Katarit pranë administratës palestineze Muhamed al Emadi ka thënë se ka qenë i detyruar të hyjë në Gazë nëpërmjet Izraelit pasi që autoritetet egjiptase nuk kanë dhënë leje zyrtarëve katar të hyjnë nëpërmjet territorit të Egjiptit në Gazë.
Ambasadori i Katarit i ngarkuar me rindërtimin e Rripit të Gazës ka theksuar se gjendja në Gazë është shumë më e keqe se para dy vitesh, kur ishte herën e kaluar, që është si pasojë e problemeve të krijuara për shkak të bllokadës dhe okupimit. Ka sqaruar se ndalimi i dërgesës së materialit për rindërtimin e Gazës nëpërmjet vendkalimit Rafah nuk ka ndikuar vetëm në kohëzgjatjen e realizimit të projektit, por ka rritur dukshëm edhe koston e rindërtimit tri here më tepër, duke qenë i detyruar të blejë materialin për ndërtim nga Izraeli. Emadi në intervistën për portalin Al Jazeere Arabic ka thënë se përkundër prolongimit të ndërtimit për shkak të sulmeve në Gaza dhe mbylljes së vendkalimit kufitar të Rafahut, projekti është duke përparuar.
Ka shprehur optimizmin në çështjen e ndërtimit, pas apelit të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe ka komentuar rolin aktiv të Dohës, e cila do të duhej të ishte shembull për shtetet tjera arabe të fillojnë projektet e tilla të ngjashme në Gazë. Ambasadori i Katarit ka vlerësuar se projekti i rindërtimit të Gazës do të përmbyllej në afatin prej dy vitesh, duke theksuar se projektet e Katarit do të ndryshojnë pamjen e qytetit, dhe se do të përmirësojnë dukshëm kualitetin e jetës në atë qytet. Ka theksuar se Katari nuk do të përzihet në ndryshimet e brendshme në mes Lëvizjes islame të Hamasit dhe Lëvizjes çlirimtare të Fatahut. Qëllimi i vetëm i Dohës është ndihma popullit palestinez, ka thënë ai. Kur është fjala për energjinë elektrike, Emadi ka thënë se Doha mendon se ky problem do të mund të zgjidhej me nisjen e punimeve të elektranës me gas natyror, për të cilin duhet të hulumtohet mundësia e eksploatimit të gasit nga brigjet e detit Mesdhe afër Gazës.
Burimi: Al Jazeera