ISIL-i djeg dorëshkrimet historike të Irakut
Një zyrtar i qeverisë irakiane thotë se militantët tekfiristë të ISIL-it kanë djegur 1.500 dorëshkrime historike në Irak dhe shiten skulptura të lashta Asiriae në tregun e zi.
Zëvendësministri i Turizmit dhe Ministri antikave të Irakut, Kais Hussein Rashid e bëri njoftimin në një simpozium të quajtur ISIS: Armiku i njerëzimit, Historisë dhe i Qytetërimit, i cili u mbajt të mërkurën, organizuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit në Qendrën e Këshillit në kryeqytetin e Irakut, në Bagdad.
Hussein Rashid tha se provinca veriore e Irakut, Ninive, është krahina më e pasur e Irakut në aspektin e numrit të vendeve arkeologjike, që është nën kontrollin e tekfiristëve.
Ai theksoi se Iraku ka arritur të bllokojë shitjen e disa prej antikave të rrëmbyera nga militantët tekfiristë në disa ankande ndërkombëtare.
Ai e quajti më tej vend të shenjtë mauzoleun e Ibn al-Athir dhe vend i shenjtë mauzoleun e Hazreti Jonusit në qytetin Mosul i cili është pushtuar nga militantët e ISIL-it, si dy nga vendet më të rëndësishme në të cilat grupi tekfirist ka kryera gërmime ilegale.
Ai, gjithashtu, shprehu frikën se grupi Tekfirist, mund të rrënojë deri në 520 shtëpi me vlera trashëgimisë kulturore në Mosul.
Ministri irakian i turizmit dhe antikiteteve, Adela Shershab, gjithashtu, theksoi gërmime ilegale nga grupi Tekfirist në Irak, duke i bërë thirrje vendeve mike për të marrë një qëndrim të sinqertë për të rivendosur antikat e vjedhura.
Vendi i lashtë arkeologjik i Horsabadit është objektivi i fundit i fushatës së dhunshme i grupit terrorist ISIL. Ky vend i lashtë arkeologjik ndodhet 15 kilometra në verilindje të qytetit irakian të Mosulit. Ky qytet i lashtë, Horsabad, u ndërtua si një kryeqytet i shtetit Asirian nga ana e Mbretit Sargon i Dytë, menjëherë pasi ai mori pushtetin në vitin 721 para Krishtit.
Militantët rrafshuar rrënojat e lashta në vend të dielën, tha Xhumaa Abdullah, një zyrtar i Drejtorisë për Antikat në krahinën Ninive.
Terroristët e ISIL-it kanë dëmtuar edhe dy vende të UNESCO-s të trashëgimisë botërore, Nimrud dhe Hatra, të dyja të vendosura në Irakun verior.
Ekstremistët tekfiristë aktualisht kontrollojnë pjesë të Sirisë dhe Irakut. Ata kanë kryer krime të tmerrshme në të dy vendet, duke përfshirë ekzekutime masive dhe prerja të kokave të njerëzve.
Burimi: Press TV