Egjipt

Konferenca Ndërkombëtare: “Mrekullitë Shkencore të Kur'anit dhe Sunnetit ” u zhvillue në Egjipt

Edicioni i 4 i Konferencës Ndërkombëtare mbi ” Mrekullitë Shkencore të Kur'anit dhe Sunnetit” u mbajt më 10 mars 2015 në Universitetin Beni Suef në Egjiptit.

   

Sipas Agjencisë së Lajmeve Oyun, programi vjetor u organizua nga Shoqata Botërore e Mrekullive Shkencore në Kur'an dhe Sunnet.

  

Konferenca u ndoq nga Abdullah Al-Muslih, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës, Yahya Hassan Vaziri, ish pedagog i arkitekturës në Universitetin e Kajros, Farayi Muhammed Abulmaxhd, pedagog i Universitetit Mansoura të Egjiptit, Ahmed Abdulaziz Malihi, pedagog i gjeologjisë në Qendrën Kombëtare të Hulumtuese në Egjipti, Mustafa Ibrahimi, pedagog i Fakultetit Al-Az’har dhe Mahmud Madbouli, pedagog i Universitetit Beni Suef. 

   

Punimet më të fundit shkencore në fushën e Mrekullive Shkencore në Kur’an dhe Sunnet u diskutuan në Konferencën Ndërkombëtare.

    

Duke iu drejtuar programit, Abdullah Al-Muslih tha se Kur’ani i Shenjtë është një Libër Hyjnor i ruajtur dhe i vërtetë që do të mbetet i përjetshëm dhe Islami është një fe e paqes dhe mirësisë.

     

Ai vuri në dukje se terrorizmi dhe ekstremizmi nuk kanë të bëjnë me Islamin dhe fenë. 

    

Gjithashtu, në konferencë foli Dekani i Fakultetit të Shkencave në Universitetin Beni Suef, i cili tha se objektivi kryesor i fakultetit është të krijojë Kulturën Islame në shoqëri dhe të nxjerrë në pah Natyrën Hyjnore të Islamit.

    

Objektivi kryesor i konferencës është për të inkurajuar dijetarët për të kryer hulumtime të mëtejshme shkencore për mrekullitë e Librit Hyjnor dhe Sunnetit në fusha të ndryshme të shkencës duke përfshirë mjekësinë, inxhinierinë, biologjinë, astronominë, gjeologjinë, si dhe shkencat shoqërore, humane dhe fetare.