Fe

Snezhana (Hurija) Nikoliç – nga Serbia e përqafoi Islamin

E detyruar të kërkojë strehim dhe qetësi për shkak të një jete të trazuar dhe të vështirë, ajo e gjeti atë në pranimin e Islamit.

   

Lindur në Smederevë si Snezhana Nikoliç, sot ajo me krenari mban emrin e grave të Xhennetit, Hurija. Një personalitete re. por e fortë, në moshën 16 vjeçare, e përqafoi Islamin. 

   

Pa frikë ajo flet haptas për jetën e saj gjatë emisionit Zhenski Muhabet ( Muhabeti i Grave), kujton plotë gjallëri çdo detaj. Ajo ishte në kërkim të përgjigjeve për atë se çfarë është qëllimi i jetës në tokë, kush është Zoti dhe si Jezusi mund të jetë Zot në qoftë se ai ishte qenie njerëzore? Ajo i gjeti të gjitha përgjigjet në Islam. Ajo e kujton gjithë bukurinë e Islamit, ajo kishte filluar për ta vërejtur këtë para se ajo të të thotë Shehadetin, (Fjala e Dëshmisë). 

    

Ajo agjëronte Ramazanin madje edhe para se ajo të bëhej muslimane dhe thotë Hurija se u ndjeva e fuqishme në kohën e agjërimit.

   

Ajo e mësoi Shehadetin përmes shokëve të saj si fëmijë duke luajtur dhe më vonë pas shkollës fillore, me dashuri të madhe dhe kureshtje ajo mësuar dua, lutje të tjera. Nëna e saj e pranoi përqafimin e Islamit nga bija,  por nuk e pranoi që Hurija të mbulohet me shami sipas urdhërit Islam.

   

Ajo kishte deklamuar Shehadetin në xhaminë Altun Alem para Hafiz Irfan ef. Malik, dhe pak pas, ajo kishte plotësuar fenë duke e veshur shaminë, pavarësisht kundërshtimit nga nëna e saj.

   

Pjesa tjetër e familjes së saj e ka mohuar atë, siç dëshmon Hurija vetë, ata i thanë asaj se ajo e ka shkatërruar manastirin dhe se ajo e kishte çoroditur familjen e tyre. 

   

Edhe pse ajo tani jeton vetëm në një apartament të marrë me qira, ajo nuk ka hequr dorë, besimi fuqia dhe dashuria për Islamin i jep asaj forcë për të qëndruar gjatë dhe të jetë një shembull për të rinjtë.

   

Mesazhi i saj gjatë emisionit u drejtohet prindërve që ndalojnë vajzat e tyre të veshin hixhabin. Veshja e hixhabit nuk është një telashe, përndryshe ajo është mbrojtje, e cila rrit marrëdhëniet në mes të njerëzve dhe i sjell ata më afër së bashku, - thotë me këmbëngulje dhe trimëri Hurija Nikoliç.

   

Mos e leni pa e shikuar këtë episod të veçantë. Unë shpresoj se njerëzit do të mësojnë shumë nga historia e saj e përzemërt e jetës.

Burimi: Sandzak PRESS