Amerike

Fluturaket më të lehta se ajri

Ushtria amerikane në hapësirën ajrore të Uashingtonit ka filluar të përdor fluturaken me radar, qëllimi i së cilës është të parandalojë sulmet potencial me raketa. Megjithatë, organizatat të caktuara kanë shprehur shqetësimin se privatësia e qytetarëve mund të jetë e rrezikuar. Pasi që në projektin ka shpenzuar afër tre miliard dollar, ushtria amerikane ka lansuar fluturaken e parë nga dy fluturaket më të lehta se ajri, të ashtuquajtura me emrin aerostat. Fluturakja qarkullon mbi bazën ushtarake në veri nga Uashingtoni në lartësi 3.300 metra. Misioni i saj është identifikimi i objekteve të mëdha metalike sikurse aeroplanët apo raketat në rrethin prej gjysmë rrezes prej 500 km mbi vendbanimin e dendur të pjesës veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Së bashku me fluturaken tjetër e cila ofron informata për gjuajtje precize, sistemi është dizajnuar që të parandalojë sulmin e befasishëm armiqësor.
 
Rreziku është real. Kundërshtarët tanë tani kanë kapacitetet për kryerjen e sulmeve nga lartësi e vogël dhe nga distanca e madhe, të cilët vështirë do të mund të zbulohen nëpërmjet sistemeve konvencionale”, theksohet në spotin promovues. Ushtria fluturaket e reja, të fiksuara për stacionet në tokë, konsideron më efikase nga mbrojtja e tanishme kundër raketore. “Aerostati mbikëqyr hapësirën e gjithëmbarshme dhe nuk duhet të kujdesemi se çfarë ndodh në teren, nuk duhet të mendojmë se çfarë do të jetë me ndërtesat”, ka thënë Glenn Bramhall nga ushtria amerikane. “Edhe pse fluturakja e re është e bashkangjitur afër autostradave, ushtria thekson se në to nuk janë të vendosura kamerat dhe nuk do të mbikëqyr trafikun civil. Por avokuesit e privatësisë janë skeptik”, thotë Tom Ackerman. Qendra për privatësinë e informatave ka ngritur padi me ç’rast ka kërkuar detaje për këtë sistem të ri. “Agjencioni ka paralajmëruar se pajisjet e reja nuk do të përmbajnë mjete për video mbikëqyrje, por dokumentet në të cilët kemi has  tregojnë për planet krejtësisht tjera. Përkundër padisë nga ata, nuk kemi marrë kurrfarë dokumente të cilët paralajmërojnë se kanë  ndryshuar planet apo specifikat teknike të fluturakeve”, thotë Ginger Mc Call nga Qendra për privatësinë e informatave. Shërbimi kufitar veç është duke përdorur më së paku 5 aerostata më të vogla përgjatë pjesëve të kufirit me Meksikën. Në to janë të vendosura kamerat, dhe janë treguar armë efikase në luftë kundër hyrjeve ilegale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, para se plotësisht të i ve në funksion, ushtria duhet tri vjet të testojë fluturaket e reja. Shpresojnë se do të kalojnë më mirë se me 15 programet e tilla paraprake të cilët kanë kushtuar rreth shtatë miliard dollar.         

Burimi: Al Jazeera