Franca hap xhaminë për të prezantuar islamin
Një ekspozitë e titulluar Bukuritë e Islamit apo Si të shpjegohet Islami është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Belfort në Francë.
Sipas faqes francetvinfo websit, një kujdestar i xhamisë tha në këtë drejtim se kjo nuk është hera e parë që xhamia fton jomuslimanët për të mësuar rreth Islamit.
Por organizimi i një ekspozite të tillë ishte një domosdoshmëri veçanërisht pas sulmeve kundër redaksisë së revistës satirike Charlie HEBDO në Paris, shtoi ai.
Zyrtari vuri në dukje se ndër pyetjet kyçe të paraqitura nga vizitorët, ishte statusi i gruas në Islam.
Ne shohim se jo-myslimanët kanë një interpretim të gabuar rreth Islamit dhe statusit të grave, tha ai.
Xhamia, gjithashtu, organizoi një konferencë në periferi të ekspozitës me temën Hyrje në Islam.
Në muajin maj 2015, Ditët e Ardhshme të Xamisë së Hapur do të jenë më 23-25 maj.
Burimi: IQNA News