Dështimi i cështjes “doshi” dhe kodoshat e qeverisë
U bë tashmë disa muaj që cështja “Doshi” ka shpallur polemika politike të cilat kanë trronditur stabilimentin e Parlamentit dhe jo vetëm, por edhe të vet Qeverisë shqiptare. Madje, kjo cështje preku thellë edhe opinionin publik. Një cështje e cila u besua edhe nga partneret ndërkombëtare pavarësisht përpjekjeve të vet deputetit Doshi për një hetim ndërkombëtar. Një video skandal ku porositej vrasja e kodoshit të Qeverisë si kurban për krimet e shkuara. Tom Doshi nuk u pajtua me faktin që të ishe ai I vetmi kodosh kurban për politikën shqipare, port ë merrte me vehte të gjithë kodoshat e tjerë të cilët janë përfituesit e vetëm në gjithë këtë histori.
Sipas fakteve, krahasimi i historisë së vrasjeve të dy deputetëve me një telenovelë ka qenë i shpeshtë. Por, kjo telenovelë duket se nuk do të përfundojë dhe të shuhet si një fishekzjarrë politik, pa identifikuar disa përgjegjës, pa ngritur disa akuza dhe firmosur urdhër-arreste. Organi i akuzës nuk do të zyrtarizojë thjeshtë njërin version, por sipas burimeve, qëndrimi zyrtar i Prokurorisë do të shoqërohet me akuza për persona konkretë që do të shkojnë në gjykatë. Grupi hetimor është duke kryer hetime në dy drejtime, atë të mundësisë së pasjes së një plani real për vrasjen e Tom Doshit, dhe drejtimi i dytë bën fjalë për një skemë mashtrimi. Nëse ka pasur një plan për të vrarë Tom Doshin, pritet të identifikohen organizatorët, për të cilët do të ketë urdhër-arreste. Nëse gjithçka është sajuar për arsye të errëta, regjisorët e këtij filmi rrezikohen nga parashikimet e qarta të Kodit Penal. Por, para ngritjes së akuzave, priten edhe dy momente të rëndësishme, dëshmia e Tonit të Kombinatit dhe ballafaqimi mes Tom Doshit dhe Durim Bamit.
Fill dhjetë ditë pas artikulimit të akuzës se, krerët më të lartë të shtetit, Prokurorisë dhe policisë kishin planifikuar vrasjen e dy deputetëve, në dyert e organit të akuzës kanë hyrë dhe kanë dalë, si asnjëherë më parë, aktorët dhe faktorët kryesorë të politikës shqiptare. Prej dhjetë ditësh askush nuk flet për gjë tjetër veçse për çështjen “Doshi” dhe mjegullën e dyshimeve, paradokseve dhe enigmave që shoqërojnë atë. Ndërkaq, pas dëshmisë së kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe ministrit të Brendshëm, rrethi i të piketuarve nga Prokuroria për të dëshmuar u zgjerua me shpejtësi. Në Prokurori kanë dëshmuar emra të përmenduar nga Tom Doshi, personazhe që pretendonin se ishin në dijeni të planit për vrasje, deputetë, biznesmenë etj. Ditën e djeshme, lista e personave të thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur të shterohet.
Menjëherë, pas procesit të dëshmive, lëvizjes e Prokurorisë për dosjen “Doshi”, do të hyhet në një tjetër fazë, në atë të konfrontimit dhe ballafaqimit të të gjitha dëshmive të firmosura para prokurorëve. Deri më tani, dy janë njerëzit që kanë konfirmuar planin për vrasjen e deputetit Tom Doshit; vetë Tom Doshi dhe miku i tij i viteve të fundit, Dritan Prifti. Ndryshe nga Mark Frroku, dëshmia e Priftit ka qenë në një gjatësi vale me atë të deputetit Doshi. Përpos dy të lartpërmendurve, skenari për vrasjen e Tom Doshit është mbështetur pjesërisht edhe nga Sali Berisha, i cili për herë të parë pas 25 vitesh karriere në politikë, dëshmoi në Prokurori, për një çështje që lidhet pjesërisht me të. Sipas burimeve, dëshmia e Sali Berishës, nuk ka ndonjë vlerë të madhe për hetimet, pasi i tmerruar nga mundësia e ndëshkimit, Berisha ka referuar vetëm thashetheme dhe artikuj mediash para prokurorëve. Gjithsesi, Berisha do të kualifikohet në radhët e dëshmitarëve që ka mbështetur versionin e një plani për të vrarë Tom Doshin. Ndërkaq, të gjithë të pyeturit e tjerë, duke nisur që nga Durim Bami, deputeti Mhill Fufi e deri tek kryeministri Edi Rama, kanë rrëzuar versionin e Tom Doshit, duke e konsideruar sajim, farsë, inskenim, përrallë etj. Cili kamp ka bërë deklarata të rreme dhe të pavërteta para prokurorëve? Orët e përgjigjes janë të numëruara. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda do të ketë një tjetër ballafaqim epik. Do të ballafaqohet Tom Doshi me Durim Bamin. Bami ka rrëzuar në mënyrë direkte versionin e Doshit. Madje ai ka pohuar se Doshi e ka paguar dhe kërcënuar për të luajtur rolin në video. Nëse do të mbajë këtë version edhe në përballjen mes tyre, ai bëhet “miku” i dytë që e tradhëton deputetin e Shkodrës. Dy ditë më parë, Doshi u përball me një tjetër mik. Mark Frroku tha se nuk dinte asgjë në lidhje me ngjarjen për të cilën flet kolegu i tij. Tom Doshi nuk e priti aspak mirë dhe i ngriti tonet pavarësisht se gjendeshin përballë prokurorëve. Me këtë histori, Doshi humbi edhe mikun e tij të ngushtë të paktën 10 viteve të fundit, Edi Ramën, i cili e përjashtoi nga Partia Socialiste, 6 muaj pasi ishte njohur me pretendimet e Doshit se ndaj tij po organizohej një atentat i kërkuar dhe sponsorizuar nga Ilir Meta.
Tashmë kjo një dosje e mbyllur me lezetin e një thashethemi politik për përfitime personale. Të fituar dolën ata që ishin qysh në fillim, vet pushtetvënësit. Ata janë Prokurorë, Hetues dhe Gjykatës, kësisojë sigurisht peshorja e drejtësisë e dinte shumë mirë drejtimin e saj që nga fillimet e kësaj hisori kodoshash me Kryekodoshin Ilir Meta edhe shokët.