ISIS-i përdor Klorin në Irak
Pushtetarët kurd kanë
publikuar se kanë fakte se grupi i Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë(ISIS)
ka përdor klorin në luftë kundër luftëtarëve kurd Peshmergat. Këshilli i
Sigurisë të rajonit Kurdistan(KRSC) ka informuar se testet laboratorike me
certifikatë të Bashkimit Evropian kanë treguar se në mostrat e dheut dhe
rrobave të marra pas sulmit vetëvrasës në veri të Irakut në janar, ishte
prezent niveli i caktuar i klorit. Analiza laboratorike ka treguar se “mostrat
kanë përmbajtje të klorit që tregon se është përdorur si armë”, është
konfirmuar nga burime të sigurta.
Në deklaratë thuhet se vetura e mbushur me 20 kanister me gasë ka eksploduar në rrugën në mes qytetit irakian Mosul dhe Sirisë, gjersa forcat kurde ishin duke luftuar kundër ISIS-it. Reutersi ka cituar burimin nga forcat e sigurisë i cili ka thënë se luftëtarët kurd kanë shkrepur raketën në veturën me eksploziv dhe se viktimë ishte vetëm vozitësi i veturës. Porse pas kësaj me dhjetëra peshmerg luftëtarë kurd kanë pas simptome, sikurse ngulfatje, vjelje dhe marramendje, ka treguar burimi duke thëne se këtë e ka shkaktuar klori.
Këshilli i Sigurisë së rajonit Kurdistan ka thënë se ekzistojnë shenjat se klori po përdoret edhe në luftërat në qytetin e Tikritit në Irak. “Sulmet e tilla janë incizuar dhe videot tregojnë tymin e portokalltë që është shenjë e prezencës së klorit”.
Klori është gas i cili shkakton ngulfatje, dhe ka filluar të përdoret në Luftën e parë botërore. Është ndaluar me Konventën për armët kimike nga viti 1997.

Burimi: Al Jazeera