Motrat e Gazës e shndërruan trashëgiminë për të mbijetuar
Gjashtë motra palestineze janë duke përdorur trashëgiminë e tyre për të siguruar të ardhura për të mbajtue veten e tyre.
Gjashtë motra palestineze nga Rripi i Gazës merren me artin e qëndisjes palestineze dhe këtë art e kanë kthyer në një burim të të ardhurave, për të shptuar nga vuajtja nën bllokadën paralizuese izraelite e cila është duke hyrë në vitin e tetë.
Nuria, Nadrina, Budura, Basma, Aja dhe Heba janë Gjashtë Lule.
Sipas një artikulli të publikuar në the The Middle East Monitor, motrat e talentuara kanë mësuar bazat e qëndisjes, ndërsa në shkollë, një art që ato e kanë praktikuar gjatë gjithë kolegjit dhe që ato e kanë përdorur sa për të bërë dhurata për miqtë dhe familjen e tyre.
Budura tha për Kuds Net: Ne kemi kërkuar që të kemi projektin tonë dhe, si motra, ne kemi vendosur që të kemi logon tonë që na bashkon dhe të përfaqësojmë punën tonë në ekspozita dhe për publikun.
Të dyja, Nuria dhe Nadria kanë diploma universitare. Nuria ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ndërsa Nadrina ka studiuar dizajn të brendshëm në Universitetin Al-Aksa. Pas diplomimit, të dy motrat nuk ishin në gjendje për të gjetur punë në Gaza dhe vendosën të bashkohen me motrat e tyre në projekt.
Nadrina ka përdorur sfondin e saj akademik për të sjellë stil modern në copa pëlhure, duke përdorur ngjyra të ndritshme dhe ide të reja.
Ndërkohë, Budura, duke qenë një vullnetare aktive e shoqërisë civile, ka ndihmuar në përhapjen e veprimtarisë në lidhje me Gjashtë Lulet.
Dy nga motrat janë ende studente të universitetit të cilat e kalojnë kohën e tyre të lirë duke ndihmuar motrat e tyre me punën e tyre.
Motrat jo vetëm që e bëjnë punë tradicionale, ato krijojnë artikuj modern duke përfshirë mbulesa për iPad dhe laptop, mbulesa për tryeza dhe çanta.
Ato përdorin faqet e rrjeteve sociale të tilla si Facebook për të reklamuar në treg prodhimet e tyre dhe po përpiqen për të marrë pjesë në ekspozita që mbahen në Rripin e Gazës.
Ëndrra e tyre është që të kenë një dyqan i dedikuar vetëm për shitjen e punimeve të tyre dhe për të punësuar gratë palestineze për t’i ndihmuar ato për të fituar sa për të mbijetuar.
Burimi: World Bulletin