Iraku

Edhe një xhami u shkatërrua në Mosul, Irak

Shteti i ashtuquajtur Islamik i Irakut dhe Levant, (ISIL) militantët e tij, shkatërruan edhe një xhami historike në qytetin irakian të Mosulit.

   

Xhamia, e quajtur Hamou al-Kadu, u shkatërrua, u rrafshua me tokë, tha një zyrtar lokal në provincën irakiane e Ninive, sipas raportit  të rrjetit TV Al-Alam.

    

Ndërtesa historike fetare ishte ndërtuar në vitin 1880, në kohën e  Perandorisë Osmane.

    

Muajin e kaluar, grupi terrorist shpërtheu me dinamit xhaminë më të vjetër në provincën irakiane al-Anbar.

    

Një tjetër xhami në Mosul u shkatërrua në muajin janar, 2015.

    

ISIL (i  njohur edhe si ISIS dhe IS), kontrollon sipërfaqe të mëdha të territorit në Siri dhe Irak.

   

Grupi tekfirist e filloi fushatën e tij të terrorit në Irak në fillim të muajit qershor,  2014. Militantët e armatosur rëndë morën kontrollin e Mosulit para se t’i pushtojnë pjesët tjera të Irakut që janë pjesët qendrore, zemra, ku jetojnë muslimanët sunnitë arab, irakianë.

   

Grupi terrorist ka kryer akte të tmerrshme të dhunës, duke përfshirë prerje të kokave publikisht dhe kanë kryqëzuar banorë nga të gjitha komunitetet, si muslimanët shiitë, muslimanët sunnitë, kurdë dhe të krishterët.

Burimi: IQNA News