Shfuqizimi i ndalimit të shamisë në shkolla
Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë ka vendos që personeli arsimor të fesë Islame në shkollat publike gjermane në të ardhmen sipas rregullës mund të mbajë shaminë, dhe se ndalimi paushall i mbajtjes së shamisë është antikushtetuese, lajmërojnë mediat gjermane. Ndalimi i mbajtjes së shamisë për personelin arsimor në shkollat publike, përkundër këtij vendimi, mund të shqiptohet në rast se për shkak të shamisë mund të vijë gjer te kërcënimi i qetësisë në shkollë dhe neutralitetit shtetëror, transmetojnë mediat vendimin e Gjykatës federale kushtetuese gjermane.
Gjykata vendimin e sotshëm, se ndalimi paushall i mbajtjes së shamisë është kundër kushtetuese, ka sjell me rastin e kontestit të dy mësueseve myslimane nga krahina Vestfalia Veriore e Rajnës, transmetojnë mediat gjermane, duke treguar se vendimi i sotshëm do të mund të ketë ndikim në shtatë krahina gjermane të cilat gjatë viteve të kaluara kanë rregulluar ndalimin e mbajtjes së shamive ose detajeve tjera si shprehje të fesë lidhur me respektimin e neutralitetit në arsim. Me vendimin e sotshëm për ndalimin paushall të mbajtjes së shamisë, si kundër kushtetuese, gjykata ka korrigjuar vendimin e vet nga viti 2003 në rastin e mësueses Fereshte Ludin, tregojnë mediat gjermane.
“Mbajtja e shamive në shkollat gjermane dhe shërbimet publike- po ose jo”, është tema për të cilin vite me radhë janë marrë gjykatat e ndryshme gjermane. Vjet Gjyqi për marrëdhënie pune në qytetin gjerman Erfurt ka refuzuar padinë e një turke, motër medicinale në spitalin evangjelist dhe ka vendosur se punëdhënësi në institucionet kishtare mund të ndalojë mbajtjen e shamive gjatë orarit të punës. Turkja nga Bohumi, 36 vjeçare, ka padit punëdhënësin e vet, spitalin evangjelist, në të cilin ka punuar shumë vite me radhë, duke kërkuar që të i lejohet mbajtja e shamisë edhe gjatë orarit të punës. Ajo sikurse përcjellin mediat gjermane, vite me radhë ka punuar në spital, pa shami, pastaj pas disa vitesh pas pushimit të lehonisë dhe një pushimi më të gjatë mjekësore, ka vendosur që edhe gjatë punës të mbajë shaminë. Spitali i ka ndaluar të mbajë shaminë dhe pastaj e ka suspenduar nga puna, ndërsa ajo ka paditë duke insistuar në lirinë e fesë dhe të shprehurit të besimit të saj. Në rastin konkret të kësaj turke thuhet se klinika insiston në neutralitetin religjioz të punëtorëve të vet të cilët nuk i përkasin fesë krishtere.
“Ato publikisht nuk mund të deklarohen në fenë tjetër” ka thënë avokati i spitalit Sascha Lese. Këtë argument e ka marrë për bazë edhe Gjyqi për marrëdhënie pune në Efrurt, me arsyetimin se shamia nuk është simbol neutral. Ashtu që Gjyqi Administrativ i krahinës gjermane Baden-Virtemberg në kontestin ndaj mësueses 58 vjeçare e cila nga krishterimi ka kaluar në Islam, para disa vitesh ka gjykuar se ajo nuk guxon të mbajë shaminë gjatë orarit të mësimit.
“Mësuesja me mbulimin e kokës i thyen rregullat se në shkolla duhet të largohen shenjat religjioze të jashtme” ka arsyetuar Gjyqi administrativ në Manhajm aktgjykimin e vet, me të cilin është shfuqizuar vendimi i instancës më të ultë gjyqësore, sipas së cilës mësuesja 58 vjeçare i është lejuar që gjatë mësimit të mbajë shaminë në kokë edhe gjatë orarit të mësimit. Revizionin e aktgjykimit sipas së cilës mësuesja nuk ka të drejtë në shami gjatë mësimit, Gjyqi administrativ i Baden-Virtembergut atëherë nuk ka lejuar, porse vetëm ankesën e mësueses Gjyqit Administrativ Federal, e në ankesë e dëmtuara sipas vendimit të Gjyqit administrativ nuk mund të thirret në pabarazi me motrat e nderit nga Baden- Virtembergu. Përfaqësuesi i krahinës së Baden-Virtembergut, kur është fjala për arsimin e motrave të nderit, theksoi në “përjashtimi historik”. Këto nuk janë konteste të vetme për shamia në Gjermani.
Njëri nga kontestet e para lidhur me këtë temë, i cili njashtu ishte në krahinën Baden-Virtemberg e ka nisur mësuesja Ludin, e lindur në vitin 1972 në Afganistan, ndërsa nga viti 1995 ka marrë nënshtetësinë gjermane, pasi që në vitin 1995 është refuzuar në konkursin në një shkollë shtetërore publike me arsyetimin se fjala është për” detyrim të neutralitetit shtetëror në çështjet religjioze” dhe vendimi i sotshëm i gjyqit që ndalimi paushall i mbajtjes së shamisë në shkollat publike gjermane nuk është në pajtim me kushtetutën e shtetit, sipas disa mediave gjermane paraqet, korrigjim vendimi në rastin “Ludin”.
Burimi: Al Jazeera