Kulturë

Ministri portugez në një vizitë “falënderuese” në Xhaminë e Lisbonës

Ministri portugez i Shtetit dhe i Punëve të Jashtme, Rui Machete,  kohët e fundit bëri një vizitë në Xhaminë Qendrore të Lisbonës, në atë që ai tha se ishte një përpjekje për të transmetuar një ndjenjë falenderimi dhe admirimi ndaj Bashkësisë Islame.

   

Ministri Rui Machete shoqërohej në vizitën e tij nga kreu i Komunitetit Islamik, Abdul Kerim Vakil dhe Imami i Xhamisë, Shejh David Munir.

   

Në një deklaratë në faqen e internetit të qeverisë, Rui Machete shpjegoi se vizita ishte një përpjekje për të transmetuar një ndjenjë falenderimi dhe admirim për këtë komunitet që jeton në paqe, në tolerancë dhe kujdeset me butësi për të drejtat themelore, duke përmbushur atë që është thelbi i fesë Islame.

  

Ministri theksoi se midis Komunitetit Islamik Portugez, i cili është i përbërë nga njerëz të cilët kanë lindur në këtë vend, në vendet ku gjuha zyrtare është portugalishtja ose në vende të tjera ku ka një frymë të tolerancës, lirisë dhe të respektit themelor.

  

Imami i xhamisë qendrore në Lisbonë, Shejh David Munir, pohoi se Komuniteti Islamik Portugez ka cilësi, pavarësisht se është i vogël në sasi, i cili ka nga rreth 50.000  banorë.

   

Ne jemi duke u përpjekur për të transmetuar Islamin dhe për këtë arsye dyert e xhamive janë gjithmonë të hapura dhe ne pranojmë vizita nga shkollat ​​- rreth 8.000 studentë gjatë vitit, si dhe njerëz anonim.

  

Shumica e muslimanëve në komunitet, shtoi ai, janë portugezë,  janë integruar në shoqëri dhe e duan paqen.

   

E inauguruar në vitin 1985, Xhamia Qendrore e Lisbonës është xhamia kryesore e Lisbonës, e cila i shërben Komunitetin Islamik në kryeqytetin e Portugalisë. 

Burimi: The Portugal News