Ushtri Siriane ka vendosur një bazë të rëndësishme afër Aeroportit Ndërkombëtar të Alepos
Ushtria Siriane, pas një luftimi të ashpër me militantë të huaj, ka rimarrë nën kontroll të plotë një bazë strategjike afër Aeroportit Ndërkombëtar të Alepos.
Televizioni shtetëror tha të dielën se pas disa ditë përleshjesh me militantët e huaj, “Forcat tona të Armatosura guximtare kanë marrë nën kontroll të plotë bazën 80.”
Për më tepër, Ushtria Siriane vazhdon të fitojë gjithnjë e më shumë terren në luftën e saj kundër militantëve në të gjithë vendin.
Gjithashtu, mediat siriane thanë se të dielën ushtria u konfrontua me disa militantë, të cilët u përpoqën të sulmonin një postobllok ushtarak në Idlib, ku mbetën shumë të vrarë dhe të plagosur.
Forcat siriane gjithashtu, u kanë shkaktuar humbje të rënda militantëve në disa fshatra të tjerë të afërt. Ushtria tha se ajo ka shkatërruar disa strehime të militantëve, përfshirë edhe disa armë dhe municione.
Raportet thonë se operacione të ngjashme po zhvillohen edhe në Homs. Forcat siriane njoftuan se një numër i madh militantësh janë vrarë në betejat që janë zhvilluar në disa qytete dhe fshatra.
Përparimi i ushtrisë erdhi një ditë pasi ajo mori nën kontroll al-Ganto Talbiseh, të cilën militantët e përdornin si rrugë për të sulmuar qytetet dhe fshatrat në rrethinat e Homsit.
Siria është kapluar nga trazirat vdekjeprurëse që prej vitit 2011. Sipas njoftimeve, fuqitë Perëndimore dhe aleatët e tyre në rajon, sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia, po mbështesin militantët që veprojnë brënda Sirisë.
Sipas Kombeve të Bashkuar, më shumë se 100 mijë njerëz janë vrarë dhe miliona të tjera janë zhvendosur për shkak të dhunës.
OKB-ja kohët e fundit pralajmëroi për situatën humanitare në Siri, duke thënë se mbi 9 milion njerëz janë në nëvojë për ndihmë urgjente për shkak të krizës në vend.