Arabia Saudite importuese më e madhe e armëve
Arabia Saudite gjatë vitit të kaluar ishte importuese e parë e armëve dhe pajisjeve ushtarake në botë, duke kaluar në këtë segment edhe Indinë. Arsyeja për këtë janë tensionet në rritje në Lindjen e Afërt dhe Azinë Pacifike, theksojnë ekspertët e IHS Janes, kompanisë udhëheqëse për çështjet e tregtisë me armë në botë, me seli në Londër. Gjatë vitit 2014 shitja e armëve në botë: ” është shtuar gjatë gjashtë viteve me radhë”, duke arritur vlerën prej 64,4 miliard dollar, që në krahasim nga viti më parë është një rritje prej 56 miliard dollar më shumë apo 13,4% shprehur në përqindje më tepër, shkruan në dokumentin e IHS Janes. “Gjer te shifrat rekorde është ardhur për shkak të kërkesës pa precedent të tregut në kërkim të avionëve luftarak, si dhe për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Afërt dhe në hapësirën e Azisë Pacifike” ka sqaruar më tej Ben Moores nga IHS Janes. Në raportin i cili mbulon 65 shtete shkruan, se në kohën fundit blerësi më i madh i armëve në botë është Arabia Saudite me importin e armëve në shumën prej 6,5 miliard dollar për vitin 2014.
Arabia Saudite në vitin 2013 ishte e dyta në botë lidhur me importin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, e një vit më vonë e ka larguar Indin nga pozita e parë që ishte me 5,5 miliard dollar, dhe u bë tregu më i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eksportin e armëve.
“Importi saudian i armëve dhe pajisjeve ushtarake është shtuar për 54%, do të rritet për 52% në vitin 2015, dhe do të arrijë shumën prej 9,8 miliard dollar”, thuhet në raport dhe më tutje vazhdon se Lindja e Afërt është tregu më i madh regjional për shitjen e armëve, me rreth 110 miliard dollar të importit potencial në dekadën e ardhshme. Vetëm Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë vitit 2014 kanë importuar pajisje ushtarake me vlerë rreth 8,6 miliard dollar, që është më shumë se e gjithë Evropa Perëndimore.
Kur është fjala lidhur me eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, në raport shkruan se me shitjen prej 23,7 miliard dollar Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë eksportuesi më i madh dhe për këtë shtet i bie 2/3 e eksportit të gjithëmbarshëm botëror të armëve. Në vendin e dytë është Rusia e cila më së shumti armë eksporton në Kinë, ndërsa vlera e gjithëmbarshme e shitjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake të saj janë rreth 10 miliard dollar, që është për 9% më shumë nga viti i kaluar.
Burimi: Al Jazeera