Siria

Hapet në Damask Qendra Dar-ul-Kur'an dhe Sunnet Nabavi

Qendra Dar-ul-Kur'an dhe Sunnet Nabavi u hap nga Ministri Sirian për Çështje Fetare më 23 shkurt në 2015 në Kompleksin Islam Al-Fath në Damask.

   

Sipas gazetës Alwatan, ceremonia e hapjes u ndoq nga Muhammed Abdul Sattar Al-Sexhxhid, ministri, Hisamuddin Ferfour, mbikëqyrësi i ompleksit, dhe Nuroddin Itr, mbikëqyrës i qendrës shkencore.

   

Ministri duke folur gjatë ceremonisë  tha se sulmet e armiqve  “Kundër Sirisë kanë në shënjestër Islamin.”

 

   

Islami është një fe e qytetërimit, e kulturës, e dashamirësisë dhe e mëshirës dhe kurrë nuk mund të ndahet nga virtytet morale dhe njerëzore, shtoi ai.

 

    

Ai tha se objektivi kryesor i qendrës është që të mbrojë Islamin kundër ekstremizmit.

 

   

Gjithashtu duke folur në program, mbikëqyrësi i kompleksit theksoi rëndësinë dhe nevojën e hapjes së qendrës në situatën e tanishme në Siri dhe tha se ajo është e domosdoshme sot për të prezantuar imazhin e vërtetë të Islamit dhe Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) si një  -model për botën.

 

   

Mbikëqyrësi shkencor i qendrës ishte folësi tjetër në program i cili elaburoi historinë e shërbimit të dijetarëve sirianë të Kur'anit të Shenjtë dhe shpërndarjen e Hadithebve Nabavi dhe theksoi rëndësinë e rolit të tyre në ngritjen e brezave të bazuar në parimet Islame.