Garat Kur'anore dhe Haditheve u zhvilluan në Indi
Edicioni i dytë i garave Shejh Ganim bin Ali Al Thani për mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë dhe Hadithet janë zhvilluar nga studentët e universiteteve dhe shkollave Kur'anore në të gjithë Indinë.
Sipas gazetës Al'arab, Katari përkrahu Garat Kur'anore të organizuara në qytetin Darbhanga në shtetin Bihar të Indisë.
Studentët e 75 qendrave Kur'anore dhe universiteteve nga pjesë të ndryshme Indisë morën pjesë në gara.
Ceremonia e hapjes së garave u mbajt më 22 shkurt 2015 me pjesëmarrjen e një numri të madh të ekspertëve të Kur'anit, studiues, dhe figura të shquara indiane fetare dhe politike.
Mësimi përmendësh i haditheve Nabavi, Arba'in Nevevi që është një koleksion i 42 haditheve të Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.), ishte kategori e re e përfshirë në këtë edicion të ngjarjes Kur'anore.
Mësimi përmendësh i Kur'anit të Shenjtë, mësimi përmendësh i gjithë Kur'anit për ata të moshës më pak se 15 vjeç, dhe mësimin përmendësh të gjithë Kur'anit për fëmijët më pak se 10 vjeç ishin kategoritë e tjera të garave.
Qyteti Muzaffarpur i shteti Bihar, në Indi, ishte mikpritës i edicionit të parë të garave ku morën pjesë nxënës të 70 shkollave të vendit.
Burimi: IQNA News