Anglia

Plaçkitjet e artefakteve siriane nga ISIL-i shiten në Londër

Kalaja e Halebit në Siri
Kalaja e Halebit në Siri

Siria është një trevë e thesarit kulturor që përfshihet në listën e Trashëgimisë Botërore të hartuar nga krahu kulturor i Kombeve të Bashkuara.

   

Pothuajse 100 objekte, artifakte siriane të plaçkitura nga ISIL-i janë kontrabanduar në Angli dhe janë shitur për të mbledhur para për veprimtaritë e grupit, ekspertët e krimit të artit dhe arkeologët kanë paralajmëruar, sipas Organizatave Britanike e Lajmeve. 

   

Objektet, artikujt, që thuhet se janë shitur në Londër, përfshijnë ari dhe monedha argjendi bizantine, si dhe qeramikë romake dhe qelq me vlerë qindra mijëra dollarë, njoftoi të mërkurën gazeta Times.

    

Gazeta e Londrës, Times, e krahason fenomenin me industrinë ”gjak diamanti” të Afrikës, ku paratë grumbullohen nga shitja e diamanteve të Afrikës për të financuar luftërat dhe konfliktet në të gjithë kontinentin.

    

Unë kam vështruar gjithë kohën rreth objekte të plaçkitura, nëse kjo është bërë drejtpërdrejt nga dikush që është duke u përpjekur për t’i shitur ato ose janë dërguar për dikë që i kanë ofruar për t’i blerë ato, tha Christopher Marinello, drejtor i Artit Restaurues Ndërkombëtar, tha për gazetën Time të Londrës. Grupi i tij i specializuar në identifikimin dhe restaurimin e artifakteve të vjedhura dhe të kontestuara.

     

Kontrabanda mendohet se është zhvilluar nëpërmjet Turqisë, Jordanit dhe Libanit,  raportoi gazeta Times e Londrës, këto rrugë janë të njohura edhe për kontrabandën e njerëzve, armëve dhe drogës. 

    

Radio BBC 4 , gjithashtu, mori David Gill-in, profesor i trashëgimisë arkeologjike në Universitetin Campus Suffolk, në galeritë e Londrës, nëse ai do të ketë mundësi  për të zbuluar ndonjë nga objektet, artefaktet e grabitura.

 

Artefaktet e vjedhura

 

Bota duhet të bashkëpunojë me Sirinë për të ndaluar tregtinë me  artefaktet e plaçkitura të cilat ndihmojnë fondet e grupeve militante, tha Ministri i Kulturës i Sirisë, duke e ngarkuar Turqinë për të ndaluar kontrabandën përmes kufirit të tyre të përbashkët. 

   

Ministri i Kulturës, Issam Halil tha se një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që ka për qëllim për të ndaluar grupet e përfshira të ISIL-it nga përfitimet nga tregtia e paligjshme e artefakteve që nuk do të jetë efektive pa ndihmën e Damaskut.

   

Ne kemi dokumente përfundimtare dhe prova të sigurta për të dëshmuar pronësinë tonë të këtyre artifakteve dhe ne gjithashtu kemi vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me çdo përpjekje serioze për të parandaluar kontrabandën e antikiteteve siriane jashtë vendit, tha Issam Halil në një intervistë të fundit në zyrën e tij në Damask.

   

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit e miratuar më 12 shkurt 2015, pohon se grupe të tilla si ISIL-i dhe Fronti Al-Nusra kanë gjeneruar të ardhura nga shitja e artifakteve të plaçkitura në konflikt.

   

Siria është një trevë e thesarit kulturor që përfshihet në listën e Trashëgimisë Botërore të hartuar nga krahu kulturor i Kombeve të Bashkuara, UNESCO. Në rrjedhën e luftës, katër prej këtyre vendeve, përfshirë Palmira Crac des Chevaliers, janë përdorur për qëllime ushtarake, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

    

Një shembull i kohëve të fundit i dëmit që është bërë, Nekropoli në Palmira, ku rrënojat e një nga qytetet më të rëndësishme të botës së lashtë ende qëndrojnë, është plaçkitur në muajin nëntor, sipas faqes të   internetit të UNESCO-s.

   

Issam Halil kritikoi Turqinë për kontrabandën lehtësuese përgjatë kufirit 910-km (apo 560 mila) që siç tha ai, ka qenë rruga kryesore për bartjen a artifakteve nga Siria në mënyrë të paligjshme. 

     

Damasku dhe Ankaraja kanë qenë në konflikt që prej shpërthimit të kryengritjes kundër kryetarit Bashar al-Assad në vitin  2011, me Turqinë që përkrahte grupet që luftonin qeverinë e Damaskut.

   

Tensioni në mes Damaskut dhe Ankarasë u ndez përsëri të dielën kur forcat turke kaluan në Siri për të evakuar rreth 40 ushtarë turq që po ruanin mauzoleun e një figure të nderuar në Turqi, i cili është gjyshi i themeluesit të Perandorisë Osmane.

   

Këtë lëvizje Damasku e përshkroi si një agresion flagrant, forcat turke e zhvendosën varrin e Sulejman Shahut në një zonë më të sigurt.

Burimi: World Bulletin